Kosova

Mbi nëntë mijë mërgimtarë erdhën sot në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës

Në Aeroporitn e Prishtinës “Adem Jashari” kanë arritur mbi nëntë mijë mërgimtarë nga e gjithë bota, në veçanti ata nga Zvicra dhe Gjermania, transmeton albinfo.ch.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi në një postim ka bërë të ditur se, sot, vetëm nga Aeroporit i Prishtinës kanë arritur mbi nëntë mijë mërgimtar nga e mbarë diaspora.

“Vetëm përmes Aeroportit të Prishtinës sot arritën mbi 9 mijë bashkë-atdhetar, dhe u realizuan mbi “35 fluturime komerciale”, ka shkruar Abrashi.

Ai po ashtu, thekson se këto ardhje janë lajm i mire, sepse kjo do ta ndihmoj ekonomin e Kosovës.

“Ardhja e bashkë-atdhetarëve për fundvit është lajm i mirë si për ekonominë ashtu edhe për familjet Kosovare që bashkohen në këto ditë festash”, tha ai.

Duhet theksuar se situata në Aeroport raportohet të jetë nën kontroll sa i përket zbatimit të masave anticovid brenda terminalit, megjithatë, Abrashi ka kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turrma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë. /Albinfo.ch