Shqipëri
Mbi 750 mijë turistë vizituan Sarandën këtë vit
Duke qenë se muajt e verës kanë kaluar dhe tetori ka hyrë në dhjetëditëshin e dytë, Saranda sërish është një destinacion turistik për vizitorët e huaj.
Vlen të cekët se këtë fundjavë grupi me turistë gjermanë u ndal në Sinagogën dhe Bazilikën paleokristiane (të shek. IV-VI pas Krishtit) që ndodhet në qendër të qytetit të Sarandës.
Sinagoga dhe Bazilika paleokristiane janë ndër atraksionet e preferuara që tërheqin vizitorët e huaj në çdo stinë të vitit, në Sarandë dhe rajonin e saj.
Në këtë zonë përfshihet përveç sitit arkeologjik të famshëm të Butrintit, edhe siti arkeologjik i Sinagogës hebraike dhe Bazilikës paleokristiane, në qedër të qytetit të sotëm; Muzeu Arkelogjik i Kanonisë, Muzeu i Traditës dhe Galeria e arteve figurative “ArtSaranda”.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e zhvillimit dhe turizmin në Bashkinë e Sarandës, numri i turistëve që frekuentuan Sarandën gjatë 2021-shit arriti në mbi 750.000 vizitorë.
Në vitin 2019 numri i turistëve që mbërritën në Sarandë (Ksamil dhe Butrint) arriti në mbi 850 mijë.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane