Lajme
Futen në karantinë mbi 600 nxënës të shkollave fillore në Lenzburg
Qendra shkollore Angelrain tani po kalon në sistemin e mësimit në distancë. Karantina është e vlefshme deri më 16 shtator
Mbështetur në gjurmimin e kontakteve, Departamenti i Shëndetit dhe Çështjeve Sociale i Kantonit Aargau ka urdhëruar futjen në karantinë 10-ditore për qendrën shkollore Angelrain në qytetin Lenzburg.
Menaxhmenti i shkollës e ka konfirmuar këtë raport në portalin online të «Aargauer Zeitung», shkruan srf.ch.
Më shumë se 600 fëmijë janë prekur nga masat e karantinës të marra mbrëmjen e së hënës, tri objekte shkollore dhe tre kopshte janë mbyllur me këtë rast, transmeton albinfo.ch.
Qendra shkollore Angelrain tani po kalon në sistemin e mësimit në distancë. Karantina është e vlefshme deri më 16 shtator.
Në komunën e vogël të kantonit Aargau, Uerkheim, gjithashtu, kopshti dhe shkolla do të qëndrojnë të mbyllura deri të dielën e ardhshme, sipas një urdhri nga kantoni.
Në këtë mënyrë, synohet të parandalohen infeksionet e reja thekson administrata komunale në faqen e saj të internetit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër Papunësia në Zvicër u rrit vitin e kaluar pasi ra në një nivel shumë të ulët...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut