Integrimi
Mbi 60 biznese, në Panairin e Bizneseve Shqiptare në Austri
Mbi 60 biznese austriake me pronarë shqiptarë do të prezentohen nesër në panairin tradicional që e organizon Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri.
Në panairin “Vjena 2019” do të prezentohen një numër i madh firmash nga të gjitha fushat, duke filluar nga ndërtimtaria, gastronomia, IT, media, Immobilien, sport etj.
Aty vizitorët do të gjejnë kompani të vogla, të mesme dhe të mëdha.
Nëse jeni në Austri dhe keni nevojë për automekanik, moler, instalues të rrymës, ujit, frizer/e, të gjithë do t’i keni aty.
“Ky është njëri ndër eventet kryesorë që bashkon firmat tona, është si një festë për ne, ngase aty prezentohemi denjësisht, takohemi mes vete dhe takojmë bashkëpunëtorët potencialë, por edhe klientët potencialë”, ka thënë Yll Blakaj, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, përcjell albinfo.ch.
Si pjesë e panairit publikohet edhe një libër / revistë, ku do të prezantohen ndërmarrjet pjesëmarrëse.
Hapja zyrtare e panairit do të bëhet në orën 11: 00, pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësues të insitucioneve vendore nga Kosova, Ambasada Shqipërisë dhe e Kosovës në Austri.
Këtë vit në panair vijnë edhe 10 ndërmarrje të suksesshme nga Kosova, të përkrahura nga Empower – sektori privat, e finanacuar nga USAID në partneritet me Sida.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar