Kosova

Mbi 56 mijë kosovarë aplikuan për viza gjermane

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar se për procedurën e shortit në dhjetor të vitit 2021 ka pranuar gjithsej 56 mijë e 639 aplikime.

Ata kanë aplikuar për një prej rreth 460 terminëve që ka në dispozicion kjo ambasadë për këtë muaj.

Nga të gjitha regjistrimet, sipas tyre, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit janë përzgjedhur ata të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm.

“Secilin muaj jepen proporcionalisht aq terminë, ashtu që në fund të vitit arrihet kontingjenti prej më së shumti 5.500 vizave që eventualisht mund të lëshohen për këtë kategori”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane për Kohën, përcjell Albinfo.ch.