Shqipëria
Mbi 50% e punonjësve duan të largohen nga Shqipëra drejt shteteve evropiane
Duket se shtetin shqiptar e presin ditë të vështira nga largimi i fuqisë punëtore jashtë vendit, nxitur nga niveli i lartë i pakënaqësisë në punë, i cili ka mbetur në të njëjtat nivele për vite me radhë, përcjell albinfo.ch.
Referuar sondazhit të fundit që bëri kompania Ep & Partners Consultancy (EPPC) në rreth 1400 punonjës, rreth 53% e tyre po marrin në konsideratë të kërkojnë një punë të re, në një shtet tjetër, gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Rezultatet e anketës treguan se 25% e punonjësve 2,5 në 10 të punësuar ka shumë mundësi që të lëvizin për një punë të re, në një shtet të huaj, gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Ndër arsyet e kryesore të largimit të punonjësve mbizotërojnë ikja për një të ardhme dhe një shkollim më të mirë për fëmijët, pagat më të larta, ikja për një jetë më cilësore dhe një zhvillim më i mirë personal.
Anketa tregon se tregu i punës në Shqipëri është përfshirë në tranzicion nga niveli i pakënaqësisë. P.sh. gati 62% e punonjësve janë shprehur se do të kërkojnë ndryshimin e vendit të punës gjatë 12 muajve të ardhshëm.
70% do të kërkojnë një pune të re për një pagë më të mirë, faktori kryesor dhe vendimtar për marrjen e këtij vendimi.
Mundësia për karrierë është arsye për kërkimin e një pune të re për gjysmën e punonjësve. Arsye të tjera dytësore janë nevoja për vlerësim, kultura e kompanisë, balanca punë-jetës private, stresi, atmosfera në punë, etj.
Motivacionet që i shtyjnë punonjësit për të kërkuar punë të re janë të ngjashme nga viti në vit, por gjithsesi në vitin 2022 vihet re një përforcim i peshës që zë paga në këtë vendim, si dhe peshës në rritje që ka kultura e punës në një kompani dhe balanca mes punës dhe jetës private.
Paga është arsyeja kryesore për të kërkuar punë të re dhe ka peshë të ngjashme në Shqipëri dhe Kosovë.
Në Kosovë, mundësia për karrierë merr peshë më të madhe, ndërsa në Shqipëri, arsye të tjera si të ndierit i/e vlerësuar, kultura e kompanisë, balanca punë-jetë private, atmosfera dhe stresi në punë si dhe marrëdhënia me drejtuesit.
16% e punonjësve në Shqipëri dhe 21% e punonjësve në Kosovë, punojnë gjithmonë në fundjava dhe/ose në festa zyrtare. 20% e punonjësve të kompanive private deklarojnë se punojnë në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare, ndërsa në institucione publike puna në fundjavë dhe festa ndodh më rrallë, konkretisht vetëm mes 4% të punonjësve.
Rezultatet tregojnë përmirësim në 2022, përsa i përket punës në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare, për punonjësit në Shqipëri. Gjatë viti 2019, 21% e punonjësve punonin gjithmonë në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare, ndërsa gjatë vitit 2022 kjo shifër ka zbritur në 16%.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës Mësohet se Komisioni Kombëtar i Financave ka gjykuar se deri në vitin e ardhshëm nevojiten mbi...
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë