Lajme
Mbi 40 xhami shqiptare në Zvicër ofrojnë ndihmë për familjet shqiptare
Aksioni fillon të premten dhe do të vazhdojë deri më 6 dhjetor

Si gjithmonë diaspora shqiptare është mobilizuar atëherë kur ka nevojë dhe kështu po ndodh edhe pas tërmetit shkatërues në Shqipëri.
Janë të shumta iniciativat e Shoqatave Humanitare, Fondacioneve të ndryshme, Shoqërive Kulturore, Kulteve Fetare, përmes së cilave shqiptarët e Zvicrës kanë shprehur gadishmëri për të qenë pjesë e këtij karavani humanitarë.
Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, së fundmi ka dalë me një komunikatë përmes së cilës informon opinion e gjërë se ka shpallur një javë solidariteti me shqiptarët e lënduar nga tragjedia që shkaktuan tërmetet në javën që po lëmë pas. Aksioni fillon të premten dhe do të vazhdojë deri më 6 dhjetor, përcjell albinfo.ch.
„Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, e konsideron obligim fetar dhe vëllazëror që shqiptarët kudo që ndodhen të mobilizohet në mbledhjen e ndihmave për familjet e dëmtuara nga tërmeti i fundit në Shqipëri. I bëjmë thirrje të gjitha xhamive, anëtare të Unionit, që të fillojnë organizimin për mbledhjen e ndihmave në vlera monetare. Shpresojmë që nëpërmjet këtyre ndihmave, sadopak t‘ju dalim në ndihmë vëllezërve tanë në këto ditë të vështira.“ – thuhet në komunikatën e lëshuar nga Kryesia e UBISHZ-së.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët