Kosova
Mbi 40 mijë pacientë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë
Tashmë janë bërë afro një vit që kur në Kosovë u shfaq rasti i parë me virusin SARS-CoV-2 i njohur si coronavirus, transmeton albinfo.ch.
Që nga 13 marsi i vitit 2020 kur u konfirmua rasti i parë e deri më sot, numri i të infektuarve ka arritur në 51 mijë e 965 raste nga 187 mijë e 088 persona të dyshimtë.
Përveç numrit të lartë të të infektuarve, ka pasur edhe një numër të madh të personave që kanë humbur jetën nga ky virus ku deri më tani kanë vdekur 1 mijë e 344 pacientë.
Por, krahas këtyre shifrave të larta të të infektuarve dhe rasteve të vdekjes, kemi po ashtu një numër të madh të personave të shëruar.
Nga 51 mijë e 965 raste të të infektuarve, sipas IKSHPK-së janë shëruar 42 mijë e 635 pacientë.
Numri i rasteve aktive në vend mbetet 7 mijë e 986.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’