Lajme
Mbi 39.7 milionë raste me koronavirus në shkallë globale
Numri i të infektuarve me koronavirus në shkallë globale ka shkuar në mbi 39.7 milionë persona, ndër të cilën 1.1 milion kanë vdekur nga COVID-19, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë si nga numri i infektimeve me 8.1 milionë të diagnostikuar me koronavirus, ashtu edhe nga viktimat me më shumë se 219 mijë të vdekur nga sëmundja, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
India po u afrohet me shpejtësi shifrave të Shteteve të Bashkuara, me mbi 7.5 milionë raste të identifikuara me koronavirus dhe mbi 114 mijë të vdekur. Autoritetet kanë filluar të përgatisin një listë me 300 milionë vetë, të cilët do të marrin dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, sapo të jetë e disponueshme, njofton media në Indi.
Ndërkaq, rishfaqja e vatrave të nxehta të infeksionit në Evropë ka detyruar autoritetet në një numër shtetesh të reagojnë me vendosmëri. Rrugët e Parisit ishin të zbrazura mbrëmë, megjithëse ishte e shtunë, pasi filloi zbatimi i ndalim-qarkullit nga ora 21 deri në 6 të mëngjesit. Të paktën shtatë qytete franceze kanë vënë në zbatim masa të ngjashme.
Belgjika fillon nesër zbatimin e masave të ndalim-qarkullimit nga mesnata deri në 5 të mëngjesit, ndërkohë që në vend po intensifikohen ritmet e përhapjes së virusit. Po ashtu, kafenetë, restorantet dhe baret do të jenë të mbyllura duke filluar nga e hëna.
Ministrat e jashtëm të Austrisë dhe Belgjikës kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi. Të dy morën pjesë në një takim të Bashkimit Evropian të hënën në Luksemburg, gjë që ka vënë në qendër të vëmendjes sjelljen e udhëheqësve dhe zbatimin prej tyre të masave që rekomandojnë për popullatën.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje