Lajme
Mbi 37 milionë njerëz në botë të infektuar me HIV/AIDS
Virusi i Sidës vazhdon të mbetet një kërcënim botëror.
1 milionë e 500 mijë njerëz u infektuan në vitin 2020, teksa 680 mijë njerez humbën jetën nga shkaqe të lidhura me virusin HIV/ AIDS.
Aktualisht 37 milionë e 700 mijë njerëz jetojnë të infektuar me virusin vdekjeprurës.
Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se bota është e papërgatitur për pandemi në të ardhmen, në rast se liderët botërorë nuk zgjidhin problemet e pabarazisë në botë, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Lajmet që sjell sot para jush kanë të bëjnë me raportin që konfirmon se virusi i Sidës vazhdon të mbetet një pandemi botërore”, u shpreh drejtor i programit të OKB mbi HIV/AIDS, Cesar Nunez.
Në fillim patëm përshtypjen se njerëzit që jetojnë me virusin HIV nuk do të prekeshin në mënyrë të drejtpërdrejtë nga COVID. Kjo nuk rezultoi të ishte e sakta. Ata përjetojnë simptoma më të rënda dhe kanë pasoja afatgjatë nga Covid, në ndryshim me personat e pa infektuar me HIV/AIDS.
Një raport i ri, i publikuar bashkërisht nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tregon një rënie prej 24% në shkallën e rasteve të diagnostikuara me HIV midis viteve 2019 dhe 2020.
Rënia e numrit të të infektuarve me HIV/AIDS vjen kryesisht për shkak të reduktimit të testimit ndaj këtij virusi gjatë vitit 2020, për shkak të kufizimeve dhe ndërprerjeve në shërbim prej pandemisë COVID-19.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit