Lajme
Mbi 36 gradë në Zvicër, ndërsa në Francë matet temperatura 40.1 gradë
Të premten, Ticino pati temperaturën më të lartë të matur ndonjëherë në qershor: 36.6 gradë në Biasca
Temperaturat në Zvicër janë në rritje. Në fundjavë temperaturat është paraparë të arrijnë deri në 37 gradë, shkruan srf.ch duke iu referuar Meteo News.
Tashmë në Francë është thyer kufiri i 40 gradëve celsius, transmeton albinfo.ch. Përkatësisht në jugperëndim të vendit fqinj me Zvicrën, në fshatin Bustince-Iriberry. Aty janë matur 40.1 gradë, siç shkruan MeteoNews.
Vendi më i nxehtë aktualisht në Zvicër është Sioni (Kantoni Valis), i ndjekur nga Bazeli. Aty maten vlerat maksimale prej 36 gradësh. Të premten Ticino pati temperaturën më të lartë të matur ndonjëherë në qershor: 36.6 gradë në Biasca
MeteoNews kishte paralajmëruar se të shtunën do të mbretërojnë temperaturat më të nxehta në rajonin e Bazelit dhe përgjatë lumit Aare. “Në zonat me ngjyrë vjollce të çelur temperaturat arrijnë nga 35 deri në 36 gradë”, vijojnë të shkruajnë ekspertët.
Të dielën në mëngjes moti do të jetë me shumë diell. Pasdite, retë individuale kumulus pritet të formohen në drejtim të Para-Alpeve, dhe në mbrëmje, stuhia mund të arrijë në Mittelland nga Alpet, përcjell albinfo.ch Ajo mund të jetë e fuqishme, por vetëm në nivel lokal. Në mëngjes temperatura do të jetë 16 deri në 21 gradë.
Pasdite temperaturat do të jenë sërish 32 deri në 36 gradë. Sidomos në drejtim të jugperëndimit do të fryjë erë freskuese, herë pas here e fortë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, më...
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
Jeta në Zvicër
-
Si të merrni bileta të lira të skive? Sezoni i skive po fillon dhe modelet dinamike të çmimeve po rrisin kostot. Por nëse planifikoni...
-
Si do të ndikojë tek ju mbyllja e ardhshme e stacioneve të trenit të Gjenevës?
-
Raporti televiziv zviceran: Misioni rus instalon më shumë antena ‘spiune’ në Gjenevë
-
Valisi ndalon cigaret elektronike brenda territorit të vet
-
Kantonet presin një marrëveshje më të mirë me BE-në