Shqipëria
Mbi 3575 persona u përgjuan në Shqipëri
Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme të paraqitur në Kuvend thuhet se një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë përgjuar me vendim gjykate gjatë vitit të kaluar në kuadër të hetimeve penale të zhvilluara, megjithëse numri total i personave të mbajtur në përgjim është ulur në krahasim me vitin 2016.
Në raport thuhet se gjatë vitit 2017 janë ekzekutuar gjithsej 2429 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake, përcjell albinfo.ch.
Këto përgjime, sipas prokurorisë, janë aplikuar në lidhje me 723 procedime penale të hetuara, nga të cilat 204 prej tyre në kuadër të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda.
Bazuar në këto praktika të autorizuara nga gjykata, sipas prokurorisë është mundësuar interceptimi për 3575 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale. Krahasuar me vitin 2016, prokuroria ka kryer rreth 400 raste përgjimi më pak gjatë vitit 2017.
Siç bën të ditur prokuroria, në kuadër të këtyre përgjimeve gjatë vitit 2017 në sajë të kësaj teknike hetimore është arritur në arrestimin ose ndalimin e 475 personave të dyshuar për vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, korrupsion, trafikim të armëve dhe e vepra të tjera.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik