Kosova

Mbi 3500 kosovarë hoqën dorë nga shtetësia në 9 muajt e fundit

Shumica e qytetarëve që hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës u pajisën me shtetësi gjermane dhe austriake

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shtetësinë kosovare e kanë braktisur për këta 9 muaj më shumë se 3000 qytetarë.

Shumica këtë e bënë për të fituar shtetësinë gjermane.

Por këtë çështje shumë shqetësuese po e shohin njohësit e kësaj fushe.

Arbnor Mjeku nga Instituti Gambit thotë se kjo është shifër e lartë.

Megjithatë, sipas Mjekut, pandemia ka ndikuar të ketë një numër të tillë heqje dorë nga shtetësia, sepse shifrat do të ishin edhe më të larta, rapprton T7, përcjell Albinfo.ch.

Por ai thotë se ky numër prapë mbetet i vogël  me vitet paraprake për shkak të pandemisë.

Mjeku tregon edhe arsyet pse qytetarët e Kosovës po heqin dorë nga shtetësia për këto vende.

Ndërkohë brenda 4 vjetëve të fundit dorë nga shtetësia kanë hequr mbi 20 mijë persona.