Shqipëria

Mbi 31 mijë doza të vaksinës Pfizer arritën në Shqipëri

31 mijë e 590 doza të vaksinës Pfizer mbërritën mbrëmë në aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anti-Covid të mbërritura në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa dha lajmin, apeloi qytetarët që të mos hezitojnë për asnjë moment, por të vaksinohen.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqëndruar janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim, mjafton karta e identitetit”, tha ajo.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 4 viktima dhe 853 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht janë 10,915 pacientë aktivë me COVID19 në gjithë vendin.