Shkurt.ch

Mbi 3000 fëmijë parakaluan në festën e Cyrihut

Në festën "Sechseläuten" prej rreth dhjetë vitesh parakalojnë edhe fëmijët shqiptarë

Me parakalimin e fëmijëve ka filluar dje manifestimi tradicional i Cyrihut “Sechseläuten” që zgjat dy ditë. Këtë vit, kur festa e pranverës në Cyrih ka shënuar 150 vjetorin e saj, ka mbretëruar një mot i ftohtë dhe me shi. Por kjo nuk ka penguar më shumë se 3000 vogëlushë dhe vogëlushe që të parakalonin me kostumet e tyre të larme popullore nëpër rrugët e qytetit. Kësaj radhe, në emër të jubileut, rrjedha e programit ishte ndryshuar. Në vend të një pjese të parakalimit është inkuadruar një koncert të këngëtarit të këngëve për fëmijë Andrew Bond dhe me një festë për të gjithë fëmijët pjesëmarrës.

Të kujtojmë se në këtë festë prej rreth dhjetë vitesh parakalojnë edhe fëmijët shqiptarë, kryesisht anëtarë të Shkollës së vallëzimit Shqiptar “Shota”

Festa “Sechseläute” vazhdon sot me parakalimin e të rriturve. Ajo përmbyllet me ndezjen e “dordolecit” me emrin “Böög” që sipas besëtytnive të vjetra simbolizon “djegien” e dimrit. Në varësi nga shpejtësia me të cilën digjet dhe eksplodon “Böog”-u, besohet se do të marrë edhe moti në muajt në vijim.

Foto galeri