Kosova
Kosovë: Mbi 30 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë shkaku i pandemisë
Drejtues të Odës së Afarizmit të Kosovës kanë deklaruar se shumë ndërmarrje po mbyllen për shkak të gjendjes me Covid-19 dhe se ky numër pritet të rritet në vazhdimësi, andaj i bëjnë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt të miratohet ligji për rimëkëmbje ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Si pasojë e pandemisë shumë biznese po mbyllen përderisa shqetësues mbetet fakti se numri i tyre po rritet vazhdimisht.
Sipas një hulumtimi të Odës së Afarizmit të Kosovës, për shkak të pandemisë, deri më tani nga puna janë larguar rreth 30 mijë punëtorë.
Në OAK thonë se shumë ndërmarrje janë mbyllur për shkak të gjendjes me Covid-19 dhe se numri i tyre po rritet në vazhdimësi, andaj i bëjnë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt të miratojnë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Thonë se nëse vazhdohet me këtë avaz dhe nëse bizneset nuk kanë përkrahjen e duhur nga shteti gjatë muajve në vijim, numri mund të arrijë në 50 deri në 70 mijë qytetarë të mbesin pa punë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën