Tematike
Mbi 30 mesazhe të ndyra në një ditë – Kosovari dënohet për ngacmim seksual
Gjykatësi i Gjykatës Penale të Zugut e ka dënuar 44-vjeçarin kosovar për ekzibicionizëm dhe ngacmim të shumëfishtë seksual
Ai është 44 vjeç, i martuar, baba i tre fëmijëve dhe donte të bindte një kolege të re për cilësitë e tij “si burrë” por me metoda nganjëherë brutale.
Gjykatësi i Gjykatës Penale të Zugut e ka dënuar 44-vjeçarin kosovar për ekzibicionizëm dhe ngacmim të shumëfishtë seksual, shkruan gazeta Luzerner Zeitung.
Dënimi që i është shqiptuar për këto vepra penale është 60 njësi ditore prej 100 frangash (periudha e provës: dy vjet) dhe një gjobë prej 2,000 frangash, transmeton albinfo.ch. Zyra e prokurorit publik ka apeluar kundër vendimit. Për këtë arsye departamenti penal i Gjykatës së Lartë Zug po merret me lëndën.
Prokurori publik ka kërkuar që i dënuari të shpallet fajtor edhe për tentativë shtrëngimi seksual dhe abuzim të një sistemi të telekomunikacioni, përveç ngacmimeve të shumta seksuale.
Për këto, sipas prokurorisë duhet të shqiptohet dënimi me kusht prej dhjetë muajsh dhe një gjobë.
Departamenti penal i Gjykatës së Lartë ka mbështetur vendimin e gjykatës më të ulët, por ka dyfishuar gjobën në 120 njësi ditore prej 100 frangash me një periudhë prove prej dy vjetësh.
Por, ajo nuk e ka shpallur atë fajtor për tentim sulmi seksual ose keqpërdorim të sistemit të telekomunikacionit.
Babai i martuar i tre fëmijëve punonte si përgjegjës në një kantier ndërtimi në kantonin Zug. Ai i kishte vënë syrin koleges së tij 22-vjeçe e cila ishte punësuar përkohësisht në atë kantier.
Sipas fakteve të përshkruara në aktgjykimin e gjykatës së lartë, burri i ishte afruar punëtores së re që në fillim dhe i kishte kërkuar numrin e telefonit, transmeton albinfo.ch. Ajo ja kishte dhënë numrin sepse kishte supozuar se ishte e detyruar ta bënte këtë, pasi, duke qenë përgjegjës pune, ai duhej të ishte, si të thuash, eprori i saj.
Që nga ai moment ishte përshkallëzuar situata. Pasi ai i kishte kërkuar asaj që ta linte ta puthte – gjë që ajo e kishte refuzuar “qartë” sipas gjykimit – ai i ka shkruar dhe dërguar asaj mbi 30 mesazhe në një ditë, disa prej tyre banale, përfshirë kërcënimet për përdhunim.
Një herë, shkruan prokurori publik në apelin e tij, 44-vjeçari i qe afruar gruas së re pa u vënë re, e kishte kapur, ngritur dhe shtyrë përpara në një dhomë. Aty ai ishte ekspozuar para saj, dhe i kishte kërkuar të prekte organet gjenitale të tij . Por, ajo e kishte larguar atë.
Sipas zyrës së prokurorit publik, kosovari e kishte krijuar me qëllim këtë situatë dhe kishte pritur derisa e kishte gjetur viktimëmn vetëm.
PSipas gjykatës së lartë, nga deklaratat e gruas nuk është e qartë se i akuzuari ka rezistuar kur ajo e ka larguar atë ndërsa ai e kishte ngacmuar, përcjell albinfo.ch. Një rezistencë e tillë nga ana e të akuzuarit do të ishte e nevojshme për përmbushjen e veprës së shtrëngimit seksual.
Edhe nëse gruaja tani thotë, “është e mundur që i akuzuari të jetë mbrojtur pak kundër shtyrjes së saj, por nuk ka pasur grindje”, kjo deklaratë bie në kundërshtim me atë të mëparshmen. Prandaj, në këtë rast duhet të vendoset sipas parimit “indubio pro reo – në rast dyshimi për të akuzuarin”.
Ngacmimi seksual me fjalë
Ngacmimi seksual mund të ndodhë si përmes fjalëve të shkruara ashtu edhe të folura. Gjykata e lartë e sheh këtë njësoj si gjykata e ulët. Po kështu, fakti i ekzibicionizmit, del i përmbushurpasi i akuzuari kishte ekspozuar organin seksual.
Gjykata e lartë ka dyfishuar gjobën për të akuzuarin i cili nuk kishte precedentë penalë. Dënimi i është dhënë sepse ai e dinte që gruaja i urrente veprimet e tij dhe nuk donte të kishte asnjë kontakt me të. Por ai nuk ishte zmbrapsur, gjë që dëshmon për një “qasje perfide dhe energji të konsiderueshme kriminale”.
Kështu, tashmë i dënuari duhet të paguajë kostot procedurale të gjykatës së ulët, rreth 6000 franga, dhe gjysmën e atyre të procesit të apelimit, rreth 1600 franga, përcjell albinfo.ch. Ai duhet t`i kompensojë shtetit për kostot e mbrojtjes zyrtare sapo ta lejojnë rrethanat ekonomike.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra