Lajme
Mbi 200 britanikë ikin brenda natës nga karantina në Valis
"Shumë prej tyre kanë qëndruar vetëm një ditë në karantinë dhe pastaj kanë ikur pa u vënë re nën mbulesën e errësirës"

Për shkak të mutacionit të ri, “britanik” të koronavirusit, Këshilli Federal ditë më parë ka urdhëruar karantinë në mënyrë retroaktive për njerëzit që kanë ardhur nga Mbretëria e Bashkuar në Zvicër nga 14 dhjetori e tutje.
Ky vendim ka goditur veçanërisht rëndë vendpushimin e skive në Valis. Qindra Britanikë udhëtojnë në këtë vendpushim çdo vit në këtë kohë, transmeton albinfo.ch gazetën “SonntagsZeitung”.
Kështu ishte edhe këtë vit. Mbi 400 njerëz kishin ardhur në Verbier nga Britania. Por, në vend që të futeshin në karantinën dhjetë-ditore, më shumë se 200 prej tyre “janë zhdukur” brenda një nate.
“Shumë prej tyre kanë qëndruar vetëm një ditë në karantinë dhe pastaj kanë ikur pa u vënë re nën mbulesën e errësirës” Kështu është shprehur zëdhënësi i komunës Bagnes, Jean-Marc Sandoz, për gazetën “SonntagsZeitung”.
Hotelierët e kanë marrë vesh ikjen e tyre pasi që ata nuk u ishin përgjigjur thirrjeve të tyre në dhomat e karantinës. Po ashtu, ata nuk kishin prekur ushqimin që u ishte lënë para dhomave.
“Kjo ishte java më e keqe që ka përjetuar komuna jonë” ka thënë Sandoz për gazetën.
Më e habitshmja është se nuk dihet ku ndodhen ata, kur dihet se gjatë këtyre ditëve nuk ka pasur fluturime nga Zvicra në Britani të Madhe.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë të Neuchâtelit promovojnë libra mbi luftën në Kosovë Shoqata e studentëve ANEA kishte mysafir profesor Nusret Pllanën, i cili ka mbajtur një ligjëratë mbi...
-
Në panairin BIOFACH 2025, produktet shqiptare në qendër të vëmendjes
-
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Bernës me Koncertin e Pavarësisë
-
Kinematografia shqiptare, në fokusin e festivalit italian Sudestival 2025
-
Vjenë: Mbrëmje letrare kushtuar “Letërsisë Gjermano-Shqiptare”
Jeta në Zvicër
-
Si të gjeni bileta më të lira të skive në Zvicër? Vendpushimet zvicerane të skive kanë prezantuar çmime dinamike dhe sisteme inovative të lejeve sezonale në vitet...
-
Zvicra shikon flotën e trenave me shpejtësi të lartë për lidhjet evropiane
-
Pesë vjet më parë, Zvicra u mbyll nga Covid-19 duke u zhytur në pasiguri
-
Zvicër: Kërkohet të lehtësohen detyrimet kontraktuale me mjekët
-
Debat i posaçëm për azilin: Parlamenti dëshiron të kontrollojë më intensivisht kufijtë kombëtarë