Integrimi
Mbi 20 shqiptarë kandidojnë në zgjedhjet e majit në Itali
Në kuadër të zgjedhjeve tripalëshe të BE-së, do të mbahen edhe zgjedhjet në Itali më 26 maj të këtij viti.
Deri më tash, kanidaturën për zgjedhjet në Itali e kanë paraqitur më shumë se 20 shqiptarë.
Gazeta “Albania News” në Itali, në artikullin “Kandidatët me origjinë shqiptare në zgjedhjet administrative të vitit 2019”, ka zbuluar emrat e kandidatëve shqiptarë, me ç’rast ka shkruar edhe nga një biografi të shkurtër për ta, përcjell në shqip albinfo.ch.
Sonila Alushi, Borana Tartari, Uljana Gazidede, Eva Meksi, Dashamir Kruja, Ina Dhimgjini, Ilda Beqo, Admir Toto, Arli Dervishi, Valbona Kalaj, Gentjan Rizo, Petrit Malaj, Agim Lorenzo Danaj, Dejnada Kasa, Denis Bendo, Blerina Halili, Xhoana Bushi, Adel Ibraimi, Leonora Bytyqi, Roland Ndoci, Mirela Gega dhe Xheimina Dervishi janë shqiptarët që po kandidojnë në zgjedhjet në Itali.
Ndërkaq, ministri shqiptar i Diasporës, Pandeli Majko, këtë pjesëmarrje e ka quajtur historike.
“Pjesëmarrje historike e shqiptarëve në zgjedhjet në Itali. Deri tani kanë bërë publike kandidaturen e tyre 21 shqiptarë, ndërsa pritet që numri të rritet në ditët në vijim”, ka shkruar Majko në faqen zyrtare në Facebook.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025