Lajme
Mbi 2 milionë banorë në Austri kanë prejardhje migrimi
2.070,100 persona kanë emigruar në Austri vetë ose me prindërit e tyre.
Pothuajse një e katërta e popullsisë në Austri, apo saktësisht 2.070,100 persona, kanë emigruar në Austri vetë ose me prindërit e tyre. Kështu ka shkruar Krone Zeitung përpara që të botojë në detaje raportin e integrimit, i cili është njoftuar të bëhet publik ditën e martë.
Që nga kriza e madhe e refugjatëve më 2015, 200,000 njerëz kanë aplikuar për azil, përcjell Albinfo Austria.
Sipas gazetës austriake, Austria është përpara Gjermanisë dhe Suedisë kur bëhet fjalë për marrjen e refugjatëve. 118,000 nga 200,000 personat që kanë aplikuar për azil, kanë marrë mbrojte nga shteti.
“Që nga viti 2010, Austria ka krijuar struktura efikase në fushën e integrimit, të cilat në Evropë nuk kanë pse të kenë frikë nga krahasimi”, citohet të ketë thënë ministrja e Integrimit, Susanne Raab.
E-Diaspora
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bern të Zvicrës Reshjet kanë shkaktuar rreth një duzinë aksidente trafiku në rrugët e kantonit, ku fatmirësisht nuk është...
-
Maltina Jashari, garuesja e parë shqiptare në Formula
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap”
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane