Shqipëria
Mbi 1850 hektarë tokë janë përmbytur në rrethin e Shkodrës
Bashkia e Shkodrës njofton se situata nga përmbytjet vazhdon të jetë e përkeqësuar, pasi reshjet e shiut kanë vazhduar. Në njoftimin për media thuhet se në lagjen “Zadrimë”, në fshatin Shirq kanë mbetur të bllokuara nga uji 17 familje.
Kjo komunë njofton se nga shiu dhe shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit deri tani janë përmbytur rreth 1850 hektarë tokë, përcjell albinfo.ch.
Nga përmbytjet më së shumti kanë pësuar kulturat bujqësore, ku mbi 400 ha janë përmbytur. Po ashtu, edhe në njësinë administrative Ana e Malit situata vijon të përkeqësohet.
“Në Obot kalimi bëhet i mundur me varka. Niveli i ujit ka shënuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Nga sipërfaqet e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 ha”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik