Shqipëria
Mbi 18 mijë të punësuar gjatë këtij sezoni turistik
Një nga objektivat kryesore të planit të sezonit turistik 2018 që po zbaton aktualisht Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet padyshim edhe rritja e numrit të vendeve të punës.
Për periudhën 22 qershor – 6 gusht 2018 numri i të punësuarve të rinj ishte 18,890, kjo referuar të dhënave të gjeneruara nga “Deklarata e të punësuarve për herë të parë, atyre rishtaz, si dhe të larguarve nga puna”.
Këto shifra i përkasin Drejtorive Rajonale Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, dhe Sarandë ku zhvillohet kryesisht aktiviteti i turizmit dhe reflektojnë punën e përditshme, që administrata tatimore po bën për të ndërgjegjësuar të gjitha subjektet që operojnë në to, në lidhje me detyrimet ligjore.
Drejtoria me numrin më të lartë të punësimeve të reja është e ajo e Durrësit, me 7,657 të punësuar, e ndjekur nga DRT Vlorë me 4,200 të punësuar, DRT Sarandë me 2,641 të punësuar, DRT Shkodër me 2,238 të punësuar dhe DRT Lezhë me 2,154 të punësuar, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Gjithashtu, në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik, referuar të dhënave që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rreth 370 tatimpagues janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, të cilët u përfshinë në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si pasojë e kontrolleve të ushtruara gjatë kësaj periudhe nga strukturat përkatëse.
DPT, gjen rastin të inkurajojë çdo të punësuar që të denoncojë raste të mospagesave të kontributeve për punën e kryer, si dhe tatimpaguesit që të përmbushin detyrimet ne mënyrë korrekte, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.com.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’