Kosova
Mbi 16 mijë viza pune lëshoi ambasada e Gjermanisë në Kosovë gjatë vitit 2021
Kërkesa e kosovarëve për t`u pajisur me një vizë është bërë rutinë. Pritje të stërzgjatura në të nxehtë e në të ftohtë, e pagesa e shumave të mëdha të parave, janë ankesat e qytetarëve të Kosovës, kur presin për t`u pajisur me një vizë qoftë turistike ose edhe të punës. Ata që presin për një vizë pune thonë se po ikin në kërkim të një jete më të mirë.
Kështu, Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që vuan nga regjimi i vizave. Pritjet e qytetarëve para ambasadave vazhdojnë dimër e verë. Madje në qendrën e aplikimit për viza të Zvicrës dhe të Mbretërisë së Bashkuar, vazhdon të ketë shumë qytetarë duke pritur.
Kjo situatë i përcjell në vazhdimësi të gjithë ata që dëshirojnë të pajisen me një vizë Shengen apo pune.
” Me pritë për gjashtë muaj për një vizë turistike, kjo është tmerr sepse për viza të punës po e shohim që është krejt rinia, por është mjerim”, thotë Ekrem Dërmaku, banor i komunës së Kamenicës.
Hiç më mirë situata nuk është as para ambasadave të Finlandës, Suedisë, Norvegjisë, Austrisë e Sllovenisë.
Edhe këtu, disa prej qytetarëve kanë zgjedhur të aplikojnë për vizë pune.
“Ka punë edhe këtu, por atje ka një jetë më të mirë”, thotë Zijadin Shaqiri, banor i komunës së Gjilanit.
Pritje të qytetarëve me dokumente të shumta ka edhe para ambasadës gjermane në Prishtinë.
Ndonëse shumica e tyre janë në pritje për aplikim për një vizë turistike, thonë se janë lodhur nga këto procedura.
“Të hiqen vizat është më mirë. Por ka komplikime shumë të mëdha”, thotë Xhevat Byqtyçi, banor i komunës së Suharekës.
Në një përgjigje elektronike për RTK-në nga ambasada gjermane, kanë konfirmuar se numri i vizave Shengen të lëshuara për vitet 2020-2021 për qytetarët e Kosovës, ka qenë mbi 25 mijë.
Kështu, brenda vitit 2020, vetëm kjo ambasadë, ka lëshuar rreth 8 mijë viza, e ky numër, duke llogaritur edhe kohën e pandemisë.
Ndërkohë, në vitin 2021, e njëjta ambasadë ka lëshuar rreth 16 mijë të tilla apo 16 mijë e 826.
Sidoqoftë, ky numër nuk përbën tërësinë e vizave të lëshuara pasi ka edhe ambasada të tjera nga vende të ndryshme që japin viza Schengen.
Ndërkohë, ambasada gjermane ka bërë të ditur se numri i vizave të lëshuara për vitin 2022 do të publikohet në fillim të vitit 2023.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje