Kosova

Mbi 15 mijë zarfe të diasporës sot transferohen në QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot do të barten mbi 15 mijë vota të diasporës

Sipas KQZ-së thuhet se janë mbi 15 mijë e 500 zarfe të diasporës, ku sot do të zhvendosen nga Ministria e Infrastrukturës për në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ky vendim është marrë pas ngjarjes së djeshme ku u helmuan zyrtarë të KQZ-së, andaj ky institucion në një mbledhje me dyer të mbyllura mori vendim që votat të cilat janë verifikuar dhe vlerësuar nga diaspora të dërgohen në QNR.

Votat do të transportohen nën kujdesin e Policisë së Kosovës.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se një vendim për zarfet të cilat ende po hetohen do të merret vetëm pas kryerjes së plotë të hetimeve.

Ndryshe, ngjarja që tronditi vendin nga qeveria serbe është përshkruar si e orkestruar, përcjell albinfo.ch.