Integrimi
Mbi 14 mijë kosovarë më shumë brenda një viti në Zvicër
Rritja prej 14414 kosovarëve brenda një viti nuk është shtim real i popullatës kosovare por vjen si rezultat i ndërrimit të shtetësisë nga ajo serbe në atë kosovare
Numri i të huajve në Zvicër është afër për të arritur shifrën 2 milionë. Sipas shënimeve më të reja statistikore që i ka publikuar sot Zyra Federale për Migracion (BFM/OFM), në fund ë muajit prill të këtij viti në Zvicër kanë jetuar 1906.753 banorë me shtetësi të huaj. Kjo është për 3.3% ose për 60204 më shumë në krahasim me një vit më parë.
Sikurse edhe deri më tash, numri me i madh i të huajve vijnë nga shtetet e BE-së dhe EFTA-s, gjegjësisht 1 milion e 295714 veta ose 68% nga numri i përgjithshëm i të huajve. Numri i të huajve nga këto shtete është shtuar gjatë një viti për 4.1%.
Nga ana tjetër, Zvicrën brenda vitit e kanë braktisur 68950 të huaj, raporton BFM/OFM.
Numri i të huajve nga shtetet e treta (jashtë BE/EFTA) në fund të prillit ka qenë 611039, dhe është rritur për 1.6 për qind në krahasim me një vit më parë, kur ai ishte 601388. Nga maji i vitit 2013 deri në fund të prillit 2014 në Zvicër kanë ardhur të jetojnë 151852 të huaj, ose + 1.5% më shumë se në periudhën 2012-2013.
Kur dihet se nga Zvicra brenda periudhës maj 2013 – fundi i prillit 2014 kanë shkuar 68950 të huaj, shtimi “neto” i të huajve në Zvicër ka qenë 82902 të huaj.
Nga të gjithë të huajt, shtimi më i madh është regjistruar te shtetasit kosovarë. Gjatë periudhës për të cilën raportohet, numrit të të huajve në Zvicër i janë shtuar 14414 kosovarë. Pas tre shtimin më të madh e kanë shënuar portugezët (plus 12599), gjermanët (plus 7503), italianët (plus 6937) dhe francezët (plus 6285).
Nga ana tjetër, rënien dukshëm më të madhe të numrit e kanë shënuar shtetasit e Serbisë me minus 13990. Larg pas tyre vinë në radhë kroatët (minus 734), boshnjakët (minus 606) etj.
Tendenca e rritjes së popullsisë kosovare, e cila ka filluar të shfaqet në statistikat e popullsisë së huaj në Zvicër që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka vazhduar edhe në statistikën e fundit. Rritja prej 14414 kosovarëve brenda një viti nuk është shtim real i popullatës kosovare në Zvicër. Ajo vjen kryesisht si rezultat i procesit të ndërrimit të shtetësisë që kosovarët po e bëjnë në vazhdimësi, nga ajo serbe në atë kosovare. Kjo lëvizje reflektohet edhe në rënien e madhe (minus 13990) të regjistruar të numrit të shtetasve serbë në Zvicër.
Aktualisht, sipas regjistrimit të publikuar nga BFM, në Zvicër jetojnë 99606 shtetas kosovarë dhe 76907 shtetas të Serbisë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës