Shkurt.ch
Mbi 100 martesa të miturish në Zvicër, mjaft raste edhe nga Maqedonia
Vajzat e reja, që përkundër dëshirës janë detyruar të martohen, në shumicën e rasteve vijnë nga Siria, Afganistani, Somalia, Eritrea dhe Maqedonia
Në Zvicër gjatë vitit të kaluar janë detyruar të martohen 43 fëmijë nën moshën 16 vjeçare, shkruan prestigjiozja “NZZ am Sonntag”. Vajzat e reja, që përkundër dëshirës janë detyruar të martohen, në shumicën e rasteve vijnë nga Siria, Afganistani, Somalia, Eritrea dhe Maqedonia. Në të njëjtën periudhë janë raportuar 64 raste të martesave të miturve të moshës 16 deri 18 vjet, përcjell albinfo.ch.
Këto martesa kanë ndodhur në kundërshtim me ligjet zvicerane. Një ceremoni fetare martesore lejohet të kryhet vetëm pasi që ajo të paraqitet përpara një nëpunësi të gjendjes civile, ndërsa kjo e fundit mund të ndodhë vetëm pasi çifti të ketë tejkaluar moshën 18 vjeçare. Përkundër faktit që martesat vlejnë si ilegale, ato nuk konsiderohen të tilla edhe në rrethin familjar.
Të hënën, sot, anëtarja e Këshillit Federal, në cilësinë e ministres së drejtësisë dhe policisë, Simonetta Sommaruga, do të diskutojë temën e martesës së minorenëve. Deputetja e SVP-së në Parlamentin Nacional, Natalie Rickli, nga Cyrihu kërkon të dijë sesi është zhvilluar numri i martesave të detyruara – dhe çfarë do të bëjë qeveria kundër kësaj.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë Cyrihu kërcënohet nga një mungesë përkeqësimi e fuqisë punëtore që pritet të ndikojë në ekonominë e...
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih
-
Cilat janë rregullat zvicerane nëse nuk mund të shkoni në punë për shkak të motit të keq?
-
Avokatja e Gjenevës u kërkon drejtuesve të mjeteve të kundërshtojnë të gjitha gjobat