Kosova

Mbi 10 mijë persona në Kosovë e kanë marrë vaksinën anti-Covid

Mbi 10 mijë persona në Kosovë e kanë marrë vaksinën anti-Covid, transmeton albinfo.ch.

Lajmin e ka bërë të ditur Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

844 pacientë me koronavirus po trajtohen aktualisht në spitalet e Kosovës.

QKUK njofton se 700 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, ndërkohë që 38 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 674 janë duke marrë trajtim me oksigjeno-terapi.

Kujtojmë se sot në Kosovë nisi vaksinimi i të moshuarve në shtëpitë e pleqve, si dhe të të sëmurëve me dializë.