Lajme
Mbi 1 milion persona të infektuar brenda një jave me Omicron
Numri i të infektuarve gjatë një jave ka shkuar në 1.44 milionë, pas përhapjes së Omicron në mbarë botën. Omicron pritet të shkaktojë një numër më të madh rastesh të infektuara për shkak të lehtësisë së tij për t’u përhapur.
Vende të tilla, si Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, kanë shënuar rekord të infektuarish gjatë ditëve të fundit, ndërsa rastet në Shtetet e Bashkuara janë trefishuar që nga 1 dhjetori. Kina ndërkohë ka shënuar rritje të rasteve për të katërtën ditë radhazi.
Pavarësisht përhapjes së shpejtë të koronavirusit, megjithatë, numri i vdekjeve që i atribuohen Covid-19 nuk është rritur dhe mbetet më i ulët në krahasim me valët e mëparshme pandemike. Ndërsa komuniteti shkencor vlerëson se Omicron po bëhet varianti dominues në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, që nga mesi i tetorit, shkalla mesatare 7-ditore e vdekjeve në mbarë botën ka qenë rreth 7000 viktima në ditë, raporton abcnews.al.
Nga 1 tetori e deri dje, për gati tre muaj, mesatarja 7-ditore e vdekjeve globale ka tejkaluar 8000. Në prill, kur varianti Delta u përhap në shumë vende, shkalla mesatare e vdekjeve gjatë një jave varionte midis 11,000 dhe 13,000 në ditë. Gjatë valës së dimrit të kaluar, pra në dhjetor 2020 dhe janar 2021, numri i vdekjeve ka qenë 14 mijë.
Sipas studimeve në Afrikën e Jugut dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Omicron mund të jetë më i lehtë në krahasim me Delta, duke ulur numrin e të shtruarve në spital. Megjithatë, qeveritë në mbarë botën e kanë bërë të qartë se nuk ka vend për vetëkënaqësi, pasi numri i madh i rasteve mund të mbingarkojë sistemet shëndetësore.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë