Lajme

Mbi 1 mijë të vrarë nga luftimet në Izrael dhe Gaza

Mbi një mijë persona raportohet të jenë vrarë në luftimet në Izrael dhe Gaza që nga 7 tetori, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan shtetin izraelit.

Autoritetet në Izrael kanë thënë se të paktën 600 persona janë vrarë gjatë dhunës, ndërkaq numri i viktimave në Rripin e Gazës ka arritur në 413, shkruan REL.

Autoritetet palestineze tregojnë se në mesin e viktimave janë 78 fëmijë, derisa njoftojnë për 2300 të plagosur.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë tha se 74.000 persona në Rripin e Gazës janë strehuar në disa shkolla, pasi Izraeli u bëri thirrje banorëve që jetojnë rreth Gazës që brenda 24 orëve të evakuohen, përcjell albinfo.ch.

Konflikti u përhap, pasi pati sulm nga Libani në veri të Izraelit, përgjegjësinë për të cilin e mori grupi Hezbollah, duke thënë se sulmi u krye “në solidaritet” me popullin palestinez.