Koronavirusi: çast pas çasti
Mbi 1 mijë persona humbën jetën, por Suedia nuk ashpërson masat
Në Suedi autoritetet e shëndetit kanë raportuar për 1.033 vdekje për shkak të epidemisë nga koronavirusi, kurse rastet e konfirmuara pozitive janë 11 445
Po sipas tyre, numri i vërtetë i vdekjeve mund të ishte më i lartë pasi nuk ishin regjistruar të gjithë viktimat e fundjavës së Pashkëve.
Suedia është një nga ato të paktat vende në botë që nuk ka marrë pothuajse asnjë masë në tentativë për të frenuar përhapjen e pandemsië.
Suedia ka mbyllur vetëm shkollat e mesme dhe universitetet dhe ka ndaluar grumbullimet e më shumë se 50 personave, një qasje e lehtë në kontrast me atë të vendeve të tjera evropiane.
“Në Suedi ka një sistem ku ministritë janë mjaft të vogla, por ka shumë agjenci të specializuara që japin rekomandime për publikun e gjerë dhe i sugjerojnë qeverisë se çfarë masash duhet të vendosë,” shpjegon Ministri Suedez për Çështjet Europiane, Hans Dahlgren, transmeton Scan.
“Ata dhanë rekomandime shumë të qarta se si të sillemi”, shtoi Dahlgren, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, me mbi 1000 vdekje dhe mbi 11,000 raste të konfirmuara pozitive, autoritetet suedeze janë gjithnjë e më shumë nën presion për të ndryshuar kursin, veçanërisht pasi vendi mund të ketë pasoja ekonomike prej pandemisë.
Shkalla e papunësisë në vend u rrit në nivele që nuk janë parë që nga kriza globale e vitit 2008.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër uron për Festën e Flamurit dhe njofton për ditë pushimi Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër i uron të gjithë qytetarët për Festën e 28...
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
Jeta në Zvicër
-
Edhe një kanton i Zvicrës synon të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimshme Kantoni i Valais ndalon cigaret elektronike të njëpërdorshme për arsye të rinisë dhe mbrojtjes së mjedisit....
-
SBB njofton më shumë trena të natës me orar të ri
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e neutralitetit
-
Takimi i samitit në Bernë për të diskutuar marrëdhëniet midis Zvicrës dhe BE-së
-
Kantoni i Schwyz-it shton linjat e natës