Kuriozitete
Mbeturinat pas protestave për klimën: A është kjo për çfarë ata kanë protestuar?!
“Unë jam shumë në favor të mbrojtjes së ambientit dhe për qëndrueshmëri, prandaj nuk dua të shprehem kundër asaj që po bëjnë të rinjtë atje. Por, shihni sheshet pas protestës: bërllog gjithandej! A është kjo për çfarë ata po demonstrojnë?”

Një fotografi që tregon mbetjet nga një protestë për klimën që u mbajt në Bozen (Bolzano) të Tiroloit Jugor në Itali po bën shumë bujë në rrjetet mediale. Ajo është shpërndarë tashmë mbi 4600 herë facebook, shkruan 20minuten.ch.
“Unë jam shumë në favor të mbrojtjes së ambientit dhe për qëndrueshmëri, prandaj nuk dua të shprehem kundër asaj që po bëjnë të rinjtë atje. Por, shihni sheshet pas protestës: bërllog gjithandej! A është kjo për çfarë ata po demonstrojnë?”, ka shkruar një përdorues i Facebookut, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë edhe shumë të tjerë kanë raportuar lidhur me mbeturinat në sheshet ku u demonstrua dje.
Caesar Anderegg, bashkorganiuzator i grevës për klimën në Cyrih dhe kolegia e tij Nadia Kuhn thonë për 20minuten.ch: “Natyrisht, ne duam t`i pengojmë gjërat e tilla. Në grevën e djeshme në Cyrih ne kemi vërejtur vetëm mbetjet e pllakateve, të cilat janë hedhur drejtpërdrejt pranë koshave të stërmbushur të hedhurinave. Prandaj, për një gjë të tillë nuk mund të fajësohen pjesëmarrësit, transmeton albinfo.ch. “Fotografitë e pak shportave të stërmbushura të mbeturinave janë po ashtu edhe një devijim nga problemet e vërteta. Është dëm që nuk janë vlerësuar aspektet pozitive të grevës së djeshme por janë përhapur këto që nuk paraqesin asgjë. Ky është një pasqyrim argumentesh të pakuptimta të kundërshtarëve”, thonë Anderegg dhe Kuhn.
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Pesë ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Numër rekord i të huajve janë të punësuar në punët kryesore në Zvicër dhe çfarë duhet...
-
Një e treta e dentistëve në Zvicër “fryjnë” faturat e tyre
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës