Lajme
Mbetjet farmaceutike në lumenj kërcënojnë shëndetin global
Ndotja e lumenjeve botërorë nga ilaçet dhe produktet farmaceutike përbën “kërcënim për ambientin dhe shëndetin global”, është thënë në një studim të kryer nga Universitetit i Jorkut.
Lumenjtë në Pakistan, Bolivi dhe Etiopi, kanë qenë në mesin e më të ndoturve.
Lumenjtë në Islandë, Norvegji dhe zonën e Amazonës kanë qenë në gjendje shumë më të mirë.
Ndikimi në ambient i shumë komponimeve farmaceutike është ende i panjohur.
Megjithatë për disa tashmë dihet se mund të ndikojnë në zhvillimin dhe prodhimin e peshqve dhe shkencëtarët frikësohen se rritja e prezencës së antibiotikëve në lumenj mund të kufizojë efektin e ilaçeve.
Për studim janë marrë mostra nga 1,000 zona, në më shumë se 100 shtete.
Në përgjithësi, më shumë se një çerek i 258 lumenjve kanë pasur ata që njihen si “përbërës aktivë farmaceutikë”, në nivele që konsiderohen jo të sigurta për organizma ujorë.
Në raport është thënë se rritja e prezencës së antibiotikëve në lumenj mund të çojë në zhvillimin e baktereve rezistente, duke dëmtuar kështu efektin e ilaçeve dhe duke kërcënuar shëndetin global.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?