Feja

Mbeti këtu!

Shpëtimi i Onur-it fillon kur tezja e tij, Gülsen, klikon një video. Ishte korriku i vitit 2014. Gjermania porsa ishte bërë kampion botëror në futboll, kur një luftëtar gjerman i IS-it hudhi veten në ajër, dhe Kalil-i, shoku më i mirë i Onur-it, iku. A u largua ai vetëm për një kohë të shkurtër? Në pushim? Me shokë? Apo kishte shkuar vërtet në Siri në luftën e shenjtë, siç quhet prej disave? Kështu pyeste edhe tezja e Onur-it, Gülsen.

Në kompjuter ajo klikon në profilin e facebook-ut të Onur-it, dëshiron të dijë se çfarë shoku ka nipi i saj. Ajo hap një video. Sheh burra me mjekra, dëgjon këngë agresive arabe. Burrat kanë të veshura bluza verore, qëndrojnë në zonëne  këmbësorëve të Hamburg-ut , shpërndajnë Kuranin. Kur dëshiron ta mbyllë videon sheh nipin e saj, Onur-in, në bluzë të bardhë.  Ajo ndihet si e paralizuar. Nuk mund të flejë me netë të tëra, shikon dhe shikon videon. Pak ditë më vonë i bie ziles së derës së nipit të saj. Hap derën nëna e tij. Onur-i nuk është në shtëpi. Gülsen futet në dhomën e tij. Hap dollapin e tij të rrobave. Ajo gjen një valixhe me bluza verore të palosura, pantollona, libra islamë… dhe pasaportën e Onur-it.

Onuri ishte 20 vjeç atëherë. Një burrë i ri pakëz i ndronjtur, që ua mbante derën grave në shenjë respekti dhe që shmangte shikimin po ta shikoje drejt në sy.. .Ai ishte i lindur në Hamburg dhe kishte pasaportë turke si shumica nga familja e tij. I rritur ishte në jug të Hmaburg-ut.

Onur-i thotë : «  Unë s’e kisha ndërmend asnjëherë të ik. Unë i pata marrë rrobat e shokut tim më të mirë, Kalil-it, dhe pasaportën tim e kisha aty për të mundur të tërheq para. Gjërat e valixhes dëshiroja t’i paloja më vonë në dollap ».

Gülsen-i thotë : « Unë e dija se duhet ta ndalja këtë të ri, t’ia shpëtoja jetënj, edhe përkundër asaj se më duhej ta denoncoja tek Organi i Mbrojtjes Kushtetuese ».

Onur-i është një nga të rinjtë prej të cilëve Evropa tash ka frikë. Onur-i nuk ka kryer atentat. Ai nuk ishte asnjëherë në Siri. Ai nuk iu është bashkangjitur terroristëve të IS-it, por ai është njëri nga ata që shkonte në xhami radikale, që shikonte video në të cilat thirret për xhihad. Ai është njëri nga ata që ka mundur të shkojë që moti, njëri që do të kishte mundur të largohej që moti po të mos ndalej nga tezja  e tij. Ai është njëri nga të rrezikuarit tek i cili nuk është asgjë e qartë përveç paqartësisë.

A deshi të shkojë në luftë ? A dëshiron të shkojë ende ? Kështu pyet edhe tezja  e tij, edhe Organi i Mbrojtjes Kushtetuese, së cilit Gülsen-i ia dorëzoi pasaportën e Onur-it në verën e 2014-s.

Gülsen-i : «  Kur e pashë sërish Onur-in, ai ishte nervoz. I tregova atij se pasaportën e tij e kam unë. Unë i thashë atij: më beso mua, unë s’do të bëja asgjë që ty të dëmton. Ai u zemërua dhe mallkoi dhe pastaj iku. Ai kuptoi se ka rënë në kundërshtim me normat, por shpresonte se pasaportën do ta marrë së shpejti ».

Onur-i: „ Unë isha bukur serbes. Unë nuk kisha bërë asgjë. Disa ditë më vonë mori një shkresë nga Organi i Mbrojtjes Kushtetuese: dyshim për anëtarësim në një bashkim terrorist. Rastësia me valixhen u tregua si e saktë, por autoritetet nuk më besuan dhe ma mbajtën pasaportën“.

Zgjati shumë derisa Onur-i u hap në bisedë me „die Zeit“. Në fillim iu përgjigjej vetëm pyetjeve. Në baret „Schischa“, në kafene, pas katër muajsh dhe pas shumë takimeve madje edhe në banesën e tij. Tek në takimin e tretë fitoi besimin që të flasë vetë. „Normalisht“ thotë ai shpesh. Por normale në jetën e këtij të riu nga Hamburg-u është shumë pak.

Onur-i: „ Lagja ime është për mua „Turqia e vogël“. Njerëzit këtu jetojnë në banesa sociale, por ngasin benze të shtrenjta. Poqëse nuk ke benz ke ndjenjën sikur ke bërë diç të gabueshme. Si fëmijë shkoja rregullisht në xhaminë turke. Pastaj erdhën gjëra më të rëndësishme: futbolli, pastaj vajzat, partîtë, alokooli. Nëna ime ishte shumë e sëmurë, psiqikisht, babai punonte shumë. Me 13 vjeç më duhej ta merrja edhe rolin e të rriturit dhe të kujdesesha për motrën time, të përgatisja ushqimin. Shumë prej shokëve të mi kishin frikë se do të rriheshin nga vëllezërit apo nga baballarët e tyre. Në shtëpinë time askush nuk shante kur merrja nota të dobëta. Me 18 kam pyetur veten për herë të parë se ç’po bëj këtu dhe për çka?

„Burrat në xhami ishin të rinj „cool““

„Befas ai filloi të shajë gjermanët, të pafetë“  

Gülsen është 40 – vjeçare. Në xhami nuk ka shkuar asnjëherë me dëshirë. Shami nuk ka bartur asnjëherë. Ajo punon si juriste ekonomike për një firmë të vogël.

«Gülsen : « Onur-i më thërret teze. Unë kam punuar tri vite jashtë vendit. Në Hamburg isha vetëm për vizitë. Unë do të duhej ta kisha ditur mëherët se ç’po ngjet me të riun. Por ai s’më ka lejuar t’i qasem. Më herët edhe vetë kam bërë shumë marrëzira. Disa herë e kam ndërprerë shkollën. Tek më vonë kam arritur ta fitoj maturën dhe të studioj. Unë nuk dua të them se e di se çka e ka shtyrë Onur-in, por unë e di se çka i ka munguar atij. »

Onur-i shkonte në verë të vitit 2014 në xhaminë “Al-Taqwa”, një xhami arabe në Hamburg, që konsiderohet si vendtakimi salafistëve. Ajo është nën vëzhgimin e Organit për Mbrojtje Kushtetuese. Shoku i tij më i mirë Kalil-i e kishte marrë atë njëherë në lutjes e së premtes.

Onur-i : « Jeta me burrat në xhami më pëlqeu. Ata nuk ishin çapraz, por të rinj „cool“ me të cilët mund të lidheshe. Ata më thonin : këtu në Gjermani nuk e ke vendin, në Siri është krjetësisht ndryshe. Ne bëmë lutje së bashku, luajtëm futboll, griluam. Unë mendoja se kështu është edhe në Siri, në mos më mirë. Ata më treguan edhe për rregulla të Kuran-it, për të cilat nuk kisha dëgjuar asnjëherë më parë. Dikur më pyetën se  pse nuk po e rris mjekrën ? »

Gülsen-i : «  Kur u vendosa sërish në Hamburg, pashë ndryshimet. Onur-i kujdesej më herët mjaft për pamjen e tij. Befas dilte vetëm me pantollona xhogingu. Dhe, edhe mjekra të binte në sy. Në fillim mendoja se ishte mjekër boemësh. Më vonë kuptova se ai nuk pinte alkool, se kërkonte nga motra e tij të dilte e mbuluar, përndryshe i thoshte se turpërohej nga ajo. »

Në verën e vitit 2014 Onur-i fillon të shajë  mbi gjermanët . Njerëzit që nuk shkojnë rregullisht në xhami i quan « të pafe », përpiqet të bindë secilin që të shkojë në xhaminë e tij, madje edhe mikun e tij katolik.

Onur-i : « Mund ta marrësh mem mend. Ti je në një shtëpi që digjet.Unë të shoh se po digjesh, por mund të të shpëtoj vetëm poqëse të rrëfej për islamin dhe të të marr me vete atje. Kështu më kanë treguar në xhami“.

Në korrik 2014 është muaji i ramazanit. Onur-i agjëron për hetrë të parë tërë muajin. Në rrugë për në xhami shoku i tij Kalil fillon të rrëfejë për Sirinë.

Onur-i: Ai thoshte: atje të gjithë janë sikur ne. Atje nuk shikohesh vëngër kur kalon rrugës dhe bart mjekër. Nuk diskriminohesh. Kalil-i fliste shpesh për këtë, ai përdorete një kod: „pushimi“. „Ka shkuar në pushim“ donte të thishte „ka shkuar në Siri“. „Pushim“ tingëllonte në plazh, në diell. Kjo do të duhej të ishte megjithatë diç e mirë, mendoja. Dikur Kalil-i më tha: „Më duhen para“. „Për çka“, e pyeta. Kalil-i tha: Nuk mund të flas për këtë“. Ia dhashë 600 euro, të tërat që kisha në konto. Dhe Kalil-i tha pastaj „Unë po shkoj në pushim“. Kur e peyta se kur sdo të ktheje, ai m’u përgjigj: „Asnjëherë!.““.

Onur-i e dërgoi në aeroport. Thotë se qau. Më 18 korrik 2014 Kalil-i udhëtoi në Siri përmes Turqisë. Kalil-i i ishte bërë më i afërt se vëllau, thotë Onur-i. Unë s’munda ta ndalja atë, thotë Onur-i. Një ditë më vonë, tezja  e tij e kishte njohur atë përmes videos.

Vëlla, këtu është bashkësia jote.Eja këtu! »

Gülsen punon në një zyrë të përbashkët në kuartin « Schanzen». Ajo merr me qira një vend pune për nipin e saj : « Tash do ta bësh shkollën për nëpunës zyre », i thotë ajo atij. Çdo ditë nga ora nëntë ai duhet të jetë në zyrë….Është i ulur aty menjëherë  pranë  tezës së tij. Pas punës shkon në shtëpi. Jo më në jug të Hamburg-ut, por në Eimsbüttel. Gülsen-i ka marrë një banesë dydhomëshe me qira. Për veten, për Onur-in dhe për motrën e tij. Të dy femrat flejnë në një shtrat të përbashkët. Onur-i në divan në dhomë e ndejës. Gülsen-i do të qëndrojë pranë tij, të dijë se ç’po bën ai. Ajo i kontrollon madje edhe ekstraktet e tij të kontos. Onur-i e konsideron këtë qesharake, por e pranon këtë.

Onur-i: Unë nuk e kam pasur kurrë dikë që më ka zgjuar dhe më ka thënë: ngrihu dhe nisu për në shkollë. Unë e di se kjo që bën Gülsen është edukim. Ajo ishte gjithmonë pranë meje. Kjo më ka bërë mirë“.

Gülsen-i kërkon nga Onur-i ta fshijë banesën me fshesë thithëse dhe ta rregullojë atë. Ajo e qorton poqëse koshi i rrobave të palara është mbushur dhe frigoriferi është i zbraztë.  Gülsen-i i ka blerë nipit të tij syze dhe i sjell edhe libra për të lexuar, romane policore, por edhe Ditarin e Anne Frank.

Ndonjëherë Onur-in e zë gjumi dhe vie në punë tek në ora 11.00.Gülsen-i nuk e ofendon për këtë, ajo gëzohet që ai vie fare. Të premteve i mundëson të bëjë pauza të gjata, që të mundë të shkojë për t’u falur në xhami. Besimin nuk dëshiron t’ia ndalojë. Së bashku kërkojnë xhami në internet: në gjiuhën turke dhe mundësisht liberale.

Gülsen-i: „Në vjeshtë e mora me vete në një takim me temë kundër salafizmit. Onur-i ndihej i thumbuar, sepse mbante mjekër. Në fund e thirrën për bisedë në podium“.

Onur-i: „ Unë thashë: „Rruga më e mirë për t’i ndalur fëmijët, në rast se ata interesohen për salafizmin, do të ishte sikur prindërit të bëheshin ashtu sikur të lejonin të informoheshin për islamin nga fëmijët e tyre. Kështu fëmijët do të kishin ndjenjën se ata mund t’i shpëtojnë familjet e tyre këtu. Këshu detyra e fëmijës do të ishte të mbeteshin këtu dhe ata nuk detyroheshinn të dilnin jashtë vendit“.

Gülsen-i: „ M’u desh ta nxjerr nga aty. Unë pashë se ishte ende shumë herët. Ai ishte i ende i mbërthyer fort në botën e mendimeve të tij“.

Në vjeshtë 2014 pamjet e masakrës së IS-it e tronditin botën. Onur-i nuk iu besoi „medieve perëndomore“. Shpesh thoshte me vete se s’dihet më kujt t’i besohet. Përmes facebook-ut dhe WhatsApp-it  ai mbante kontakte me shokun e tij Kalil-in në Siri.

Unur-i: „ Kalil-i më shkruante: „Vëlla, këtu është bashkësia jote, këtu je i lirë. Eja këtu!Në mëngjes zgjohesh me lutjen e mëngjesit. Kjo është e mrekullueshme. Këtu nuk të duhet televizori. Tërë ditën je jashtë. Mund të ngasësh motoçikletën , të luash futboll. Unë e kosnideroje çdo gjë shumë të mirë. Pastaj erdhi vdekja.“.

Onur-i kishte dëgjuar se tetë burra nga xhamia e Hamburg-ut kishin udhëtuar për në Siri: studentë, të arsimuar. Tre prej tyre tashmë kanë vdekur.

Kur IS e sulmoi qytetin Kobane, kurdët u rrahën me salafistët në Steindammen në tetor 2014. Gülsen-i ia ndalon nipit të tij t’i afrohet Steindamm-it.

Gülsen: „ Ndonjëherë ai shante, thoshte se s’ka dëshirë më të rrijë në Gjermani. Se këtu, sipas tij, po u diskriminuakan shumë njerëz. Unë e ndalja: „Duhet të jesh i gëzuar se gjyshi ka ardhur në Gjermani, që ke punë, që ke kulm mbi kokë, se çdo ditë ke për të ngrënë“ Ndonjëherë tregonte marrëzira të vërteta. Ai thoshte: „Teze ti je si Amerika. Së pari bën presion, pastaj vjen sërish e nënshtruar“ . Ndonjëherë e perqeshja, ndonjëherë nuk e përmbaja veten.“

Onur-i: „Gülsen-i më tregonte se ekzistojnë vende në të cilat nuk do të mund tï preja flokët ashtu siç dua vetë, ku s’do të kisha të drejtë të kisha mendimin tim dhe ku gruaja nuk mund të jetojë ashtu siç do vetë – pa shami dhe pa burrë. Unë e dëgjova atë. Ajo është mjaft e arsimuar, por ndonjëherë ka mendime, që s’guxon kush t’ia kundërshtojë“.

LKA („Landeskriminalamt „ – Enti i Vendit për Kriminalistikë“ dëshiron të dijë se kush është në Siri

Katër herë Onuri u mor në pyetje nga LKA. Ata duan të dijnë se kush gjendet në Siri.

Onur-i arriti të njohë njerëz në zyrë,të cilët kanë automobila të vjetër,por të cilët çdo fundjavë shkojnë në det, të cilët kanë nga pesë bluza verore gjithsej, por që bëjnë tri herë në vit pushime. Ai sheh gjithashtu se si tezja e tij ia paguan çdo muaj të ardhurat e tij të shkollimit edhe pse ndonjëherë duhet të mbetet edhe vetë në minus.

Gülsen-i: „Onur-i tash e sheh se nuk ekziston prototipi i familjes, se nuk ka rrugë tipike profesionale. U desh t’i tregoj shumë shembuj për këtë“.

Onur-i: „ „Unë mendoja se edhe unë një ditë do ta ngisja një mercedes të shtrenjtë. Por, ç’është e vërteta, kjo është krejtësisht e panevojshme. Unë e kam lutur Gülsen-in që një pjesë të të ardhurave të mi ata lë mënjanë. Unë dua të shkojë në pushime kur ta marrë sërish pasaportën time. Por sa herë thërras në Entin për të Huaj më thonë se pasaporta ime nuk është ende aty“.

Katër herë u mor në pyetje Onur-i nga LKA. Nëpunësit i tregojnë atij foto të burrave të ndryshëm. Ata dëshirojnë që ai të tregojë se kush gjendet në Siri. Onur-i nuk ka dëshirë ta bëjë këtë. Ai nuk dëshiron ta sjellë askë në telashe. Në nëntor 2014, Gülsen-i vërjeti se xhaketa e tij mungonte. Ai pranoi se atë ia kishte dhënë një të afërmi, i cili udhëtonte në Siri… Për Kalil-in.

Gülsen-i: „ Unë i thashë atij: „Unë s’mund të ta ndaloj të kesh kontakte me të. Unë përzihem vetëm nëse ke telashe me autoritetet. Telefoni i tij i dorës ishte në vëzhgimin e Organit të Mbrojtjes së Shtetit. Në dimër më tregoi se „Kalil-i është lënduar në një aksident trafiku“. I thashë aty për atye se „ai e din se nuk ka qenë aksident trafiku““.

Onur-i e luti tezën ta marrë telefonin e tij dhe t’i shkruajë Kalil-it se ai nuk duhet t’i lajmërohet më. Vetë nuk ka forcë ende ta bëjë një gjë të tillë.

Onur-i:  Unë ish ai mbingarkuar. Kalil-i donte rroba, para, një iPhone. Unë nuk e kuptoja se si mund të jetonte sipas rregullave të islamit, kur i duheshin të gjitha këto gjëra ».

Gülsen-i : Unë nuk e di se a kanë pasur më kontakte që nga ajo kohë, apo jo ».

Në dhjetor 2014, Onur-i feston për herë të parë këshëndellat  tek motra e tij dhe burri i saj katolik. Ka të servuar mish qengji dhe toptha brumi. Ai mund ta njohë kështu më mirë kulturën e vendit. Unë nuk jam rritur në një mentalitet të tillë. Për mua është mentalitet i huaj. Për temat për të cilat unë flas, njerëzit küetu nuk flasin. Ata flasin mbi punën, se si ta bëjnë atë më mirë. Edhe unë punoj, por në kohë të lirë s’dua të flas për këtë. Kjo s’do të duhej të ishte ajo që i jep kuptimin jetës».

« Unë mund të jem tash ashtu siç jam »

Onur-i tash shkon vetëm herëpashere të premteve në xhami, të shtunave  shkon për t’u argëtuar. Ai i takon vajzat dhe pin sërish alkool. Në pranverë të 2015 Gülsen ia dorëzoi atij plotësisht kontabilitetin. Në verë Onu-i filloi të ketë përgjegjësinë e poltë për kontabilitetin e një klienti. Ai është krenar që i është besuar kjo. Një herë në javë ai kujdeset për nipin e tij të vogël. Ishte kjo ide e Gülsen-it. Në qershor mbyllet procesi hetimor ndaj tij.

Onur-i : Unë ndihem i tallur. Planifikoja të shkoja të bëja pushim në Bullgari me shokët e mi të futbollit. M’u desh t’i anuloj ato ».

Gülsen : «  Ne po i shikojmë së bashku lajmet, kudo pamje nga ikja  e refugjatëve. « Shikoje këtë », i thashë atij. « Njerëzit po vdesin duke dashur të vijnë në Evropë., kurse ti rrezikon të dëbohesh. Onur-i ka pushuar së diskutuari për temat religjioze që të shkojnë në nerva. Për herë të fundit ishim në një diskutim për refugjatët në lagjen Karo. Ai më tha me atë rast : « Është e pabesueshme se ç’po ndodh atje. Dhe e tëra për shkak të marrëzive të IS-it. Brnedapërbrenda maja të ndrydhur kremtën e gëzimit».

Onur-i : «  A kam ndryshuar ? Unë them se jo, por po. Unë tash mund të jem sërish ashtu siç jam. Përpara nuk mundja të isha kështu. Unë besoj edhe sot se atëherë isha një njeri më i mirë. Por sot e kam shumëçka më të qartë. Para pak kohësh i thashë motrës sime: “Bëhu ajo që je! Ti nuk duhet të ndryshosh për askë“.

Onur-i qëndron ulur në zyren e Organit për të Huaj. „ Kështu, ne shpresojmë se Organi për të Huaj dhe LKA-ja kanë të drejtë“, thotë nëpunësi. Onur-i nuk thotë asgjë. Është e enjte, 3 shtator 2015. Atij i kthehet pasaporta.

Onuli thotë se Kalil-i atij i shkruan ende, edhe pse kishte kërkuar prej tij që të mos i shkruaj më. Ai thotë se me dëshirë do të donte ta dinte se si kalon ai, se çka bën ai dhe sa prej djemve jetojnë ende.

Onur-i : «  Unë nuk e kam ndërmend të ik. Unë e dua nipin tim të vogël. Unë nuk dua të mos e shoh rritën e tij. Unë e di se poqëse dua t’i jap më shumë hapësirë islamit më duhet të heq dorë nga gjëra të tjera. Do të më vinte vështirë ta bëja këtë”.

Gülsen-i : „E di se ai është ende duke kërkuar vendin e tij. Por edhe kjo është në rregull. Unë shpresoj se ky kërkim nuk do ta shpie atë në diç ekstreme“.

Gülsen-i ka kërkuar edhe banesën e parë më vete për Onur-in. Që nga mesi i tetorit ai banon atje. Ai dëshiron të udhëtoj për pushime. Këtë herë vërtet.

* Të gjithë emrat janë të ndryshuar

Përkthimi për albinfo.ch Nexhmedin Gerguri