Lifestyle

Mbetet në burg vrasësi i John Lennonit

Autoritetet ia mohuan lirimin me kusht David Chapmanit, 63-vjeçar, pas një seance dëgjimore.

Personi që e vrau ikonën e rokut, John Lennon, gati 38 vjet më parë, dështoi në përpjekjen e tij të 10-të për t’u liruar nga burgu.

Autoritetet ia mohuan lirimin me kusht David Chapmanit, 63-vjeçar, pas një seance dëgjimore. Ata thanë se atij do t’i duhej të priste edhe dy vjet derisa ta shqyrtonin kërkesën e tij për lirim me kusht.

“Juria ka vendosur se lirimi do të ishte i papajtueshëm me mirëqenien dhe sigurinë e shoqërisë”, thuhet në vendimin e marrë nga tre gjyqtarë. Chapman është dënuar me burgim të përjetshëm dhe deri tani ka kaluar 20 vjet prapa grilave.