Shqipëria

Mbesin në burg autorët e vrasjes së pronarit të marketit

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të mbeten në burg dy personat që dyshohen si autorë të ngjarjes së rëndë të Kamzës të ndodhur pak ditë më parë, ku mbeti i vrarë pronari i marketit Agim Buci.

Gjykata ia ka vazhduar masën e burgut Vladimir Kurtit, 28-vjeç dhe Ruzhdi Hode, 25-vjeç pasi ata akuzohen për “vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “armëmbajtje pa leje”, përcjell albinfo.ch.

Kurti dhe Hode kanë pranuar që kanë shkuar për të grabitur, ndërsa në lidhje me vrasjen kanë akuzuar njëri-tjetrin.

E gjithë ngjarja e tragjike për familjen në fjalë ka ndodhur në sy të djalit 6-vjeçar të çiftit.

Ndërsa prindi i Vladimirit i ka kërkuar falje familjes Buci. Ai ka kërkuar që të rikthehet dënimi me burgimi të përjetshëm dhe që të nisë me djalin e tij.