Gjuha

Mbështetja e fëmijëve emigrantë në mësimin e gjuhës së vendit

Mangësia e kompetencës gjuhësore u bëhet pengesë nxënësve për të ndjekur mësimet gjë që mund të çojë në mungesën e suksesit në shkollë etj.

Mbështetja gjuhësore e të rinjve me prejardhje të huaj: politikat që promovojnë në mënyrë efektive gjithëpërfshirjen

Për fëmijët me prejardhje të huaj në Evropë është me rëndësi vendimtare që në vendin e tyre të pritjes të marrin mësime të gjuhës kryesore të rrethit në nivel profesional. Mangësia e kompetencës gjuhësore u bëhet pengesë nxënësve për të ndjekur mësimet gjë që mund të çojë në mungesën e suksesit në shkollë, mungesën e ineresimit për mësim dhe në probleme në sjellje.

Për t`i evituar këto probleme te fëmijëve të migrantëve, shkollat duhet të sigurojnë mbështetje të mjaftueshme për të rinjtë që ta mësojnë dhe zotërojnë gjuhën. Edhe mësuesit nevojitet të kryejnë trajnimin për t`i zgjidhur problemet gjuhësore të nxënësve të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në të njëjtën kohë shkolla mund të mbështesë studentët në mësimin e gjuhës amtare, gjë që mund të jetë me interes dhe në mësimin gjuhës së vendit dhe për pasurimin e vendit mikpritës duke sjellë laryshi kulturore dhe gjuhësore.

Studime të kohëve të fundit kanë identifikuar një sërë mjetesh dhe mënyrash për të mbështetur fëmijët e migrantëve në mënyrë efektive. Këtu përfshihet vlerësimi fillestar i shkathtësive gjuhësore që do të sigurojë kalimin pa pengesa të nxënësit në mesataren e klasës ku ndjek mësimet, shkruan migrationpolicy.org. Po ashtu duhet siguruar edhe trajnimi i mësuesve të të gjitha lëndëve dhe vlerësimi i nxënësit për gjuhën amtare.

Por, përkundër shumë propozimeve ende nuk ekziston një plan ideal për mbështetjen e mësimit të gjuhës së vendit, për çfarë vendet e BE-së përballen me mangësi në këtë drejtim.

Këto udhëzime të MPI Europe shfrytëzojnë pikat qenësore dhe shembujt e praktikës pozitive se si mund të duket mbështetja gjuhësore . Ato rekomandojnë akcione dhe drejtime që mund të ndërmerren për të përpunuar strategjitë gjuhësore për zgjidhjen problemeve të nxënësve me prejardhje të huaj.