Bota
Mbërrin në 12 numri i të vrarëve në protestat në Iran
Sipas asaj që raporton Televizioni shtetëror, "demonstrues të armatosur kanë sulmuar postet policore dhe ato ushtarake. Si përgjigje, ata janë qëlluar dhe vrarë".
Janë përshkallëzuar protestat antiqeveritare në Iran që po vazhdojnë nga e enjtja e javës së kaluar. Sipas televizionit shtetëror të Teheranit, të cituar nga mediet perëndimore deri tash kanë humbur jetën 12 persona. Vetëm të dielën kanë vdekur 10 sish.
Sipas asaj që raporton Televizioni shtetëror, “demonstrues të armatosur kanë sulmuar postet policore dhe ato ushtarake. Si përgjigje, ata janë qëlluar dhe vrarë”.
Ndërkohë, presidneti i Iranit, Hassan Ruhani i ka cilësuar parimisht protestat si e drejtë legjitime, por ka tërhequr vërejtjen nga përshkallëzimi i tyre, me ç`rast rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
Njerëzit kanë dalë në rrugë kundër papunësisë dhe rritjes së çmimeve të artikujve ushqimorë. Qeveria i ka gjykuar si ilegale protestat në fjalë dhe ka reaguar me dhunë kundër tyre.
Protestat të cilat po mbahen në së paku 9 qytete, përfshirë këtu dhe kryeqytetin, Teheranin, po shikohen në botë si nismë e një revolucioni të ri në këtë vend, pas atij islamik, të zhvilluar në vitin 1979. Studentët janë më së shumti të përfshirë në këto protesta.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?