Lajme
Mbërrin grupi i tretë i kosovarëve nga Egjipti
Lidhur me këtë evakuim po përplasen AKR e Behgjet Pacollit dhe Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Kosovës
Të dielën pasdite në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë mbërritur shtatë persona, familjarë nga Kosova, si dhe katër të tjerë nga Shqipëria. Ndërsa edhe 11 të tjerë kanë ateruar në Aeroportin e Shkupit, për arsye se nuk ka pasur vend në aeroplanin, i cili ka fluturuar për Prishtinë.
“Të gjithë këta persona kanë ardhur si rrjedhojë e angazhimit të presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili po ashtu i ka mbuluar të gjitha shpenzimet e nevojshme për evakuimin e tyre”, thuhet në njoftimin e AKR-së së Behgjet Pacolli, i cili është angazhuar për evakuimin e tyre.
Po ashtu, sipas njoftimit të AKR-së, thuhet se Behgjet Pacolli edhe më tej mbetet i gatshëm të mbështetë evakuimin e të gjithë qytetarëve kosovarë që dyshohet se kanë mbetur ende në Egjipt.
Ishte ky grupi i tretë i qytetarëve të evakuuar të Kosovës dhe të Shqipërisë nga Egjipti.
Por, lidhur me këtë evakuim po përplasen AKR e Behgjet Pacollit dhe Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Kosovës.
Derisa MPJ-së, njofton se ajo është dukë u angazhuar për evakuimin e shtetasve të Kosovës falë ambasadës së Turqisë në Egjipt, partia e Pacollit thotë se evakuimi po bëhet falë angazhimit të tyre.
Të shtunën ka mbërritur grupi i dytë i personave të evakuuar nga Egjipti, në të cilin, konform rregullave ndërkombëtare, përveç shtetasve të Kosovës të evakuuar, kanë qenë dhe familjarët e ngushtë, bashkëshortë dhe fëmijë, të shtetasve kosovarë por me shtetësi egjiptiane.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve