Lajme
Mbajtja e Alba Festivalit, në pikëpyetje: Kërkohet hapësirë e re për sivjet
Oganizatorët nuk e dinë nëse Festivali do të zhvillohet në vendin e mëparshëm. Ata nuk janë të sigurt nëse ai fare do të organizohet këtë vit.
Në arealin e stadiumit Hardturm, në Cyrih, ku është mbajtur më parë festivali më i madh i muzikës shqiptare në Evropë “Alba festival” është planifikuar një zonë banimi me kontejnerë, e dedikuar për refugjatët, transmeton albinfo.ch.
Në këtë gjendje, as organizatorët nuk e dinë nëse atje do të zhvillohet Festivali Alba. Ata nuk janë të sigurt nëse festivali fare do të organizohet këtë vit.
Të kujtojmë: organizimi i festivalit ishte ndaluar në vitin 2021 me pretekst të pandemisë ndërsa më vonë, autoritetet kanë pranuar se ky ishte një vendim jo i drejtë, diskrimnues ndaj komunitetit shqiptar
Sidoqoftë, organizatorët e festivalit, përmes shpalljeve në gazeta tani po kërkojnë një zonë të re.
Normalisht, Festivali Alba zhvillohet në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut në djerrinën e stadiumit Hardturm të Cyrihut.
Në nëntor 2022, qyteti ka aplikuar që në këtë zonë të ndërtojë objektet në fjalë, të cilat do të qëndrojnë aty deri në ndërtimin e planifikuar të stadiumit të ri, shkruan 20.minuten.ch. Nëse është e nevojshme, ky duhet të ndërtohet brenda muajve dhe të mund të funksionojë deri në fillimin e ndërtimit të stadiumit të ri.
Megjithatë, kur saktësisht do të ndodhë kjo nuk dihet. Situata në zonën e Hardturmit është aktualisht e tillë që ndërmarrja Koch ka pushtuar zonën dhe për këtë, sigurisht, nuk janë shumë të lumtur organizatorët e Festivalit Alba. Ata i zemëron “fakti që organizatorët e mëparshëm kulturorë detyrohen të heqin dorë derisa të bëhet realisht ndërtimi, e ndërkohë hapësira aktualisht është e zënë ilegalisht, transmeton albinfo.cj. Dhe kjo ndodh kur vendet për festivale në qytetin e Cyrihut janë jashtëzakonisht të rralla”, thotë organizatori i festivalit, Adem Morina.
Ai nuk ka dashur të komentojë negativisht as për gjendjen e jashtëzakonshme në qytet, lidhur me refugjatët. “Ne mund të kuptojmë se qyteti i Cyrihut dëshiron të përdorë zonën Hardturm për një fshat refugjatësh.” Komunikimi nga ana e qytetit duhet të jetë më i mirë. Nuk dimë asgjë për momentin”, thotë organizatori.
Kërkohet një zonë festivali me 10.000 metra katrorë
Morinës dhe ekipit të tij zakonisht i duhen rreth katër muaj për të organizuar festivalin dhe për ta përgatitur atë për mysafirët. Organizatori ende nuk i ka humbur shpresat. “Nëse do të kemi miratimin e qytetit, do të ishim të gatshëm që festivalin ta mbajmë në shtator në zonën e Hardturmit”, thotë Morina.
Megjithatë, duke qenë se festivali duhet të zhvillohet patjetër, organizatori synon të marrë një qasje jokonvencionale: “Ne duam të gjejmë një zonë të përshtatshme nëpërmjet reklamave në gazeta”
Sipas organizatorit, po kërkohet një vend i mirë që të jetë në qendër dhe të ketë lidhje të mira të transportit publik, përcjell albinfo.ch. “Sipërfaqja duhet të jetë së paku 10,000 metra katrorë në mënyrë që të mund të përballojmë një fluks vizitorësh prej mbi 10,000 njerëz në ditë”, thotë Morina.
Për momentin gjithçka për organizatorët mbetet pezull. Sepse për sa kohë që ata nuk e dinë se kur, ku dhe nëse do të zhvillohet fare Festivali Alba, asnjë artist nuk mund të rezervohet. “Por tashmë jemi në kontakt me shumë artistë”, thotë Morina.
Organizatorët janë me fat që festivali ka krijuar një reputacion të mirë brenda një kohe shumë të shkurtër dhe që artistë të ndryshme janë shumë të interesuar për të luajtur në Cyrih.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve