Shkurt.ch

Mbahet peng një zvicerane

Mësuesja 32 vjeçe zvicerane punonte në një shkollë të gjuhës në provincën Hodeida

Një grua zvicerane 32 vjeçare është kidnapuar në Jemen nga pjesëtarët e një fisi të atjeshëm, njofton Departamenti i jashtëm i Zvicrës.

Siç kanë njoftuar edhe mediet lokale të Jemenit, mësuesja nga Zvicra është grabitur të martën në provincën Hodeida. Ndërkaq, kidnapuesit kanë njoftuar për rastin të enjten, duke e informuar një shoqe të 32 vjeçares.

Mësuesja zvicerane punonte në një shkollë të gjuhës në Hodeida, njofton news.search.ch.

Sipas informatave të deritashme, fisi që po mban peng zviceranen vjen nga lokaliteti Bajhan i provincës Schabwa, ku e kanë dërguar edhe gruan e kidnapuar.

Kidnapuesit thuhet se do ta lirojnë atë vetëm nëse shteti i liron pjesëtarët e burgosur të fisit të tyre.