Integrimi
Mbahet në Zvicër debati për parandalimin e radikalizimit
Teatri Kurora, në kuadër të realizimit të projektit për prandalimin e radikalizimit “Me shku në Mars”, organizoi një debat më 10 maj në Llozanë, ku të pranishëm ishin edhe Philippe Gitz, ish-polic në kantonit Vaud, njëherësh mësimëdhënës për të drejtat e njeriut, Catarina Pereira, psikologe, presidente e shoqatës së etnopsikiatrisë në Gjenevë si dhe Pascal Gemberli, sekretar i shoqatës të Unionit të Myslimanëve të kantonit Vaud – UVAM, shkruan albinfo.ch.
Para fillimit të debatit është shfaqur pjesa teatrale “Me shku në Mars”, me skenar të Migjen Kajtazit dhe regji të Visar Qusaj, e luajtur me shumë mjeshtëri nga aktorët Linda Qusaj dhe Zymer Lutfiu.
Fjala «Radikalizim» shfaqet shpesh, po çfarë i shtynë te rinjtë të tërhiqen nga një ideologji fetare deri në atë masë sa që të sakrifikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve? Çka kuptojmë me “radikalizim”? A mund ta parandalojmë apo të shërohemi nga radikalizimi në kuptimin e përgjithshëm të fjalës ?
Këto ishin disa nga pikat kyçe të debatit të zhvilluar mes specialistëve, të cilët u munduan t’u përgjigjen këtyre pytjeve në këndvështrim policor, psikologjik dhe fetar.
Edhe pse tematika është shumë e ndjeshme, specialistët ishin të gjithë të një mendjeje që duhet një dialog mes autoriteteve, duke filluar nga shkolla, familja, lagjet dhe mjediset fetare.
Ramadan Avdiu, konsull i përgjithshëm në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë, i ftuar i nderit i debatit, i dha përgjigje fenomenit të tillë, duke precizuar që nuk ka asnjë luftëtar të Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës që ka marrë pjesë në këto luftra.
Projekti është i mbështetur nga strukturat e konfederatës dhe klubi i UNESCO-së të Llozanës.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës