Shqipëria

Mbahet në Berat “Miss Rainbow of the world”

Bukuroshet nga 36 vende të ndryshme të botës do të marrin pjesë në konkursin e bukurisë në qytetin e Beratit, në spektaklin “Miss Rainbow of the World”.

Me mbështetjen e Bashkisë së Beratit, do të organizohet eventi “Miss Rainbow of the World”, një konkurs ndërkombëtar bukurie, i cili mbahet për herë të parë në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

Për këtë rast Bashkia e qytetit ka organizuar edhe disa aktivitete të tjera për sot dhe nesër.