Kalendari

Mbahet manifestimi qendror i Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Në programin e larmishëm do ta marin pjesë rreth 20 shoqëri të ndryshme kulturore shqiptare nga Zvicra gjermane

Një traditë e filluar vitin e kaluar, për mbajtjen e një manifestimi qendror të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës do të vazhdojë edhe këtë vit. Kështu, me nismën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih dhe mbështetjen e Ministrisë së Diasporës, manifestimi qendror për këtë vit do të mbahet më 22 shkurt në Bülach të Cyrihut, me fillim në orën 14.00.

Në programin e larmishëm që do ta shfaqin rreth 20 shoqëri të ndryshme kulturore do të ketë këngë, valle, recitime, aktrim, muzikë instrumentale etj.

Marrin pjesë: Shkolla Shqiptare e Vallëzimit në Zvicër “Shota”; SH.K.A. “Dardania”, Winterthur; Ansambli “Vatra” Bülach; Ansambli “Arbëresha” Sirnach; Grupi “Rinia”, Spreitenbach; SH.K.SH. “Bashkimi”, Bernë; Shkolla Shqipe, Ostermündingen; “Plisat”, Dübendorf; Shoqata “Dielli” Amriswil; Grupi Teatral “Aktrimi”, Zürich; Ajshe Muriq-Fetaj (lahutare), Eliza Pintolli (violiniste); Arbresha Latifaj, (këngëtare); Shoqata “Bashkimi” Uster; Ansambli “Drita” Kreuzlingen; Ansambli “Trojet”, Winterthur; Shkolla e Muzikës “Jehona” Rorschach; QSHKI Kreuzlingen; dhe Shoqata “Atdheu” Mönchaltorf.

Data e manifestimit të „17 Shkurtit”: 22 shkurt 2015 nga ora 14:00. Në Stadthalle Bülach
Almendstrasse 8
8180 Bülach