Kalendari

Mbahet Kuvendi i Komunitetit Shqiptar të Gjenevës

Të nderuar anëtarë të Komunitetit Shqiptar të Gjenevës,

Të nderuar bashkëqytetar dhe bashkëkombës,

Tani më janë mbushur dy vjet që është krijuar Komunitetit Shqiptar i Gjenevës dhe është koha të mbajmë Kuvendin tonë të rregullt, njëkohësisht dhe zgjedhor. Në Kuvend kanë të drejtë të marinë pjesë të gjithë pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Gjenevë

Për rend dite propozojmë këto pika:

  1. Aprovimi i procesverbalit nga Kuvendi i kaluar,
  2. Paraqitja e raportit të punës për periudhën ndërmjet dy kuvendeve, diskutimi dhe aprovimi
  3. Paraqitja e Bilancit financiar për vitin 2014 dhe paraqitja e raportit të verifikuesve të kontos për të njëjtin vit, diskutimi dhe aprovimi
  4. Përcaktimi i shoqatave të cilat e kanë të drejtën të delegojnë nga një anëtar në kryesinë e KShGj-ës, sipas nenit 16, pika g) të Statutit tonë,
  5. Zgjedhja dhe rizgjedhja e anëtarëve të Kryesisë së KShGj-së dhe zgjedhja e kryetarit,
  6. Të ndryshme

Me kënaqësi presim propozime për anëtarë të rinj të Kryesisë.

Në sajtin tonë në internet mund të konsultoni të gjitha dokumentet që do të propozohen për aprovim në Kuvend duke klikuar mbi këtë vegëz: http://www.cageneve.ch/Faqet%20Shqip/sq15.htm

Nëse dëshironi ti lexoni në frëngjisht klikoni mbi këtë vegëz:http://www.cageneve.ch/Faqet%20Fr/FR.htm

Pas përfundimit të punimeve është paraparë një aperitiv modest.

 

Kuvendi mbahet me 10 maj 2015 nga ora 15:30 në sallën:

Cinéma-théâtre dOnexParc

Rue des Bossons, 7 (entrée F) 

1213 Onex

 

Ju mirëpresim

Kryesia e Komunitetit Shqiptar – Gjenevë

Comité de la Communauté Albanaise – Genève

[email protected]

www.cageneve.ch

Anëtarësohuni në Komunitetin Shqiptar të Gjenevës