Integrimi
Mbahet “Dita e Kulturës Shqiptare”
Të dielën që vjen, më 7 qershor, në Bütchwil të Kantonit St. Gallen në organizim të Shoqatës Zvicër Shqipëri, FDP-së lokale dhe Institutit Shqiptar në Zvicër me seli në St. Gallen, mbahet Dita e Kulturës Shqiptare.
Me këtë rast para publikut të gjerë do të shpalosen përmbajtje nga kultura dhe tradita shqiptare si dhe do të konsumohen specialitete nga kuzhina shqiptare.
Dita Shqiptare e Kulturës do të hapet në orën 10.30 me një ceremoni fetare katolike në Kishën e Bütschwil-it.
Nga ora 11. 30 do të ketë drekë me specialitete shqiptare në sallën e sporteve (Turnhalle Dorf. Bütschwil). Nga ora 12.30 të pranishmit do të përshëndeten dhe do t`u urohet mirëseardhje nga kryetari i komunës, Karl Brändle si dhe ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ilir Gjoni.
Nga ra 13.30 me dy referate do të prezantohen Albert Ramaj dhe Rolf Alther. Referuesi i parë do të merret me historinë e shqiptarëve respektivisht me praninë e tyre në Zvicër nga kohët e vjetra e deri më tash ndërsa Alther do të referojë mbi ekonominë shqiptare dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik Zvicër-Shqipëri.
Programin kulturor do ta pasurojë ansambli “Arbëresha” nga Sirnach-u me këngë e valle nga tradita shqiptare. Ndërsa një projektim fotografish nga Shqipëria do ta bëjë njohësi i Shqipërisë dhe shqiptarëve, Lars Haefner.
Info rreth ngjarjes
- LokacioniBütschwil
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












