Kosova

Mbahen gara në kërcim nga ura në Ujman, për nder të policëve të rënë në detyrë

Këtë të premte, në nderim të policëve të rënë në detyrë, Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar gara për kërcim nga ura në Liqenin e Ujmanit.

Pjesëmarrës ishin katër kërcimtarë noti nga Gjakova që për herë të parë kishin shkuar në Ujman.

“Dita përkujtimore e policëve të rënë në kryerje të detyrës, njëherësh shënon edhe datën e rënies 13 vjet më parë të heroit Enver Zymberi. Për të shënuar këtë datë, e cila na përkujton sakrificën e zyrtarëve tanë policorë, por edhe na mbush me krenari, në urën e parë të Liqenit të Ujmanit u organizua gara e kërcimtarëve profesionisë”, shkroi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që ishte pjesëmarrëse.