Integrimi
Max & Murat dhe notimi diskriminues
Nxënësit me origjinë turke dhe me emra Murat janë të diskriminuar përgjatë notimit. Një studim i ri nga “Mannheimer Bildungsforschern” tregon: Kush quhet Murat notohet me nota më të dobta nga nxënësi me emrin Max, përkundër numrit të njëjtë të gabimeve, shkruan albinfo.ch.
Aktivitet i njëjtë, nota të pabarabarta: në shkollat fillore ata që kanë emra me origjinë turke, marrin nota më të dobta.
Shkencëtarët dhe psikologët i kanë dhënë një tekst diktati një tetëvjeçareje. Teksti ishte çdoherë i njëjti dhe me gabime të njëjta. E vetmja gjë që ndryshonte ishte emri i autorit: njëherë Max, ndonjëherë Murat. Kjo pasi Max simbolizon më së miri emrat gjermanë, ndërsa Murat ata me origjinë turke, por jo vetëm. Në studim morën pjesë 204 tekste.
“Problemi nuk ishte në caktimin e gabimeve, por në notimin e nxënësve”, thotë autorja e studimit Meike Bonefeld. Pra pavarësisht se arsimtarët e kanë caktuar numrin e njëjtë të gabimeve te të dy tekstet, ai me autor Murat vlerësohej përsëri me notë më të dobët. “Kjo vërtet na ka habitur”.
Edhe vitin e kaluar nga notat e matematikës, po i njëjti studim nxori analizën se nxënësit me origjinë të huaj diskriminohen më tepër se ata që nuk e kanë këtë “barrë”. Kjo natyrisht që vlen edhe për shumë shqiptarë, emrat e të cilëve dallojnë shumë nga bashkëmoshatarët gjermanë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?