Futboll

Mavraj akuzon trajnerin e Hamburgut

Mërgim Mavraj ka akuzuar trajnerin e Hamburgut, Christian Titz, për mosprofesionalizëm, derisa foli edhe për rënien e kësaj skuadre nga Bundesliga

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka kritikuar ashpër ish-trajnerin e tij tek Hamburgu, Christian Titz, në një intervistë për “Bild”. Ai ka folur edhe për rënien nga kategoria të Hamburgut, që ishte për herë të parë në histori.

“Nga ana njerëzore, trajneri është një katastrofë e vërtetë. Nuk fajësoj njeri tjetër, edhe pse shumë e kanë kaluar me sukses këtë situatë. As edhe një zyrtar i klubit nuk më foli ndonjëherë me mua për atë masë të marrë nga trajneri, apo të më shpjegonte diçka më shumë.

Trajneri Titz, mesa duket nuk kishte besim tek unë që mund të ndihmoja ekipin. Trajneri ka të drejtë të përjashtojë ndonjë lojtar, por në rrethanat e duhura”, deklaroi Mavraj për ‘Blid’, përcjell albinfo.ch.

Pasi u largua nga Hamburg ai tashmë ka arritur marrëveshje me Arisin e Selanikut në Greqi dhe pritet të prezantohet sot. Në skuadrën greke është transferuar edhe mesfushori shqiptar, Migjen Basha.