Shkurt.ch
Maurer: Qendër federale azili në hapësirat ushtarake
"Përparësia e një zgjidhjeje të tillë qëndron në faktin se në atë qendër do të büehen të gjitha intervistimet e azilkërkuesve"
Ministri zviceran i mbrojtjes, Ueli Maurer është në kërkim të një “trualli” brenda hapësirave që i takojnë ushtrisë, për të ngritur një qendër të madhe, federale të azilit.
Për shkak të rritjes së madhe të numrit të azilkërkuesve, Departamenti i Mbrojtjes ka marrë detyrë nga qeveria e vendit për të siguruar strehim në kuadrin e godinave ushtarake, për gjithsej 2000 azilkërkues. Këtë detyrë departamenti duhet ta realizojë deri në muajin shtator.
Lajmi i fundit që jep Maurer është se këto vendstrehime tashmë janë siguruar, por ai nuk ka treguar se cilat janë vendet konkrete. Këtë do ta bëjë pasi që të jenë inifirmuar kantonet dhe komunat, ka thënë ai.
Ndërkaq, lidhur me idenë për qendrën federale të azilit, mediet zvicerane shkruajnë se ajo do të ngritej në bazë të modelit të Holandës dhe për këtë, përpjekjet e para i ka bërë ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga para një viti.
Në Holandë lëndët e azilit përpunohen në nivel qendror, në një qendër të vetme azili dhe brenda një afati rekord prej 8 ditësh.
Ndërsa Maurer lidhur me këtë ide ka thënë se “përparësia e një zgjidhjeje të tillë qëndron në faktin se në atë qendër do të büehen të gjitha intervistimet e azilkërkuesve, para se ata t`u ndahen pastaj kantoneve. Dhe, me këtë rregullim fitojmë shansin për të shkurtuar ndjeshëm procedurat”, ka thënë ministri i mbrojtjes Ueli Maurer.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës