Shkurt.ch
Maurer dhe Putin, për bashkëpunim më të ngushtë në mes të Zvicrës dhe Rusisë
Krahas marrëdhënieve bilaterale, temë bosht e bashkëbisedimit ka qenë edhe ekonomia, gjegjësisht raportet ekonomike në mes të dy vendeve

Presidenti federal i Zvicrës Ueli Maurer po qëndron në një vizitë dyditëshe në Rusi. Gjatë takimit që ai pati sot në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin u morën vesh për një bashkëpuinim më të ngushtë në mes të dy shteteve, njofton srf.ch.
Presidenti Mauerer gjatë bashkëbisedimit me homologun e tij rus ka konfirmuar marrëdhëniet e mira dhe të shumanshme në mes të Zvicrës dhe Rusisë, bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës.
Krahas marrëdhënieve bilaterale, temë bosht e bashkëbisedimit ka qenë edhe ekonomia, gjegjësisht raportet ekonomike në mes të dy vendeve, tranmseton albinfo.ch. Në këtë pikë, Maurer ka shprehur idenë për shqyrtimin e realizimit të një projekti të përbashkët në mes të Zvicrës dhe Rusisë për “Startups” (kompani të reja ekonomike).
Ndërkaq dy presidentët kanë shkëmbyer mendime edhe në lidhje me angazhimin paqësor të Zvicrës në Ulrainën Lindore, në Kaukazin jugor dhe në Rusi.
Lidhur me konfliktiun në Gjeorgji, dy presidentët kanë vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë në mes të dy vendeve. Siç dihet, Zvicra që nga viti 2008 ushtron mandatin e përfaqësimit të interesave të Rusisë në Gjeorgji dhe të Gjeorgjisë në Rusi.
Maurer ka thënë se angazhimi zviceran në këtë zonë ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatës së prekur nga konflikti në Gjeorgji, përcjell albinfo.chNdërsa Putin ka falënderuar Zvicrën për ushtrimin shumvjeçar të këtij mandati.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë Bëhet fjalë për Amarildo Vllazeria, 27 vjeç, një shqiptar që do të betohej si këshilltar bashkiak...
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)